Secondary Adv

Njihuni me robotin guidier qe shoqeron turistet

Share on Google+

Pallati Blenheim që është vendlindja Winston Churchill, po eksperimenton me një udhërrëfyes robot të quajtur Betty, i cili shoqëron turistët dhe bën fotografi me ta.   

 

Betty është roboti autonom i projektuar për të shoqëruar vizitorë duke u dhënë atyre informacione dhe duke u përgjigjur pyetjeve që ata kanë. Roboti gjithashtu ben foto me vizitorët dhe i ngarkon ato më pas në rrjetet sociale. 

Pasi kalojnë 12 orë duke përshkuar sallat e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Betty shkon më pas drejt një stacioni karikimi për tu rimbushur. Roboti me rrota është krijuar nga Oxford Robotics Institute. Betty është programuar për të mirëpritur turistët në Blenheim Great Hall dhe për tu mundësuar atyre informacione rreth pallatit dhe historisë së tij. Por stafi është duke u kujdesur që të mos lejojë Betty të afrohet me disa prej sendeve antike dhe objekteve të shtrenjta dhe të rralla të pallatit. 

Jonathan Prince, një zëdhënës për Blenheim, tha: "Ne kemi shumë trashëgimi të paçmueshme këtu, por Great Hall është masive dhe është një vend i sigurt për të." Nëse periudha e provës e Betty rezulton e suksesshme, është planifikuar që ajo të kthehet përsëri në Blenheim më vonë gjatë vitit. Një prej krijuesve të tij u shpreh: "Së bashku, qëllimi ynë është të rrisim vetëdijen për përfitimet e mundshme të robotikës dhe inteligjencës artificiale në shoqëri në përgjithësi dhe gjithashtu t'i sigurojmë vizitorëve tanë një kuptim më të mirë të këtij sektori teknologjik interesant dhe në rritje të shpejtë". 

Një Range Rover vetë drejtues që ORI ka përshtatur posaçërisht tashmë është duke u provuar rreth High Park, shtëpia e koleksionit më të madh të pemëve të lisit të lashtë në Evropë. Shpresohet se projekti i përbashkët do të ofrojë gjithashtu një shans për shkathtësi, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM) arsim dhe punë në terren që do të kryhen brenda një mjedisi jashtëzakonisht historik. 

 

Betty tregon se si robotët tani janë në gjendje të punojnë në mënyrë autonome mes njerëzve dhe na lejojnë të ilustrojmë disa nga teknologjitë themelore që kemi zhvilluar me këtë qëllim, u shpreh kompania krijuese e robotit. 


Më të lexuarat