Secondary Adv

Sophia, roboti shoqerues per femije

Share on Google+

Little Sophia është një robot lodër që ngjason me një sistem Alexa që merret me edukimin e fëmijëve, të vendosur në trupin e një roboti me përmasa të vogla. 

 

Little Sophia është rreth 36 cm e gjatë dhe ka një ngjashmëri të madhe me robotin Sophia që tashmë është bërë një personazh i njohur. Sigurisht, ajo nuk do të ishte e plotë pa dritaren në pjesën e prapme të kokës, në të cilën mund të vihen re mjaft qartë qarqet elektronike në brendësi. 

 

Sipas Hanson Robotics, Little Sophia është projektuar për të zhvilluar shumë prej funksioneve të cilat Sophia në versionin me përmasa të mëdha është e aftë të bëjë. Një dallim tjetër përveç përmasave relativisht të vogla të saj, është edhe zëri, i cili tingëllon shumë ngjashëm me shumë asistentë të tjerë të shtëpisë dhe robotë me funksione të ngjashme. Sophia gjithashtu është e aftë të njohë fytyrat si dhe ti ndjekë ato përreth shtëpisë, por edhe të ecë dhe të kërcejë.

 Ashtu si shumë të tjerë, ajo i përgjigjet komandave të zërit, por duket sikur e bën këtë në një mënyrë më miqësore, duke kënduar këngë, duke luajtur lojëra dhe duke biseduar. Zëri i saj tingëllon pak i ftohtë dhe jo emocional, por kjo është të paktën pjesërisht e kompensuar nga fytyra e saj, e cila është më shprehëse se shumica e robotëve. Ajo madje ka një funksion të realitetit të shtuar që e vesh atë me kapele dhe kostum të çuditshëm, për foto të stilit Snapchat. 

 

I orientuar në moshat 7 deri në 13 vjeç, ideja është që të frymëzojë fëmijët dhe vajzat në veçanti, për të zhvilluar një interes në fusha të rëndësishme. Hanson Robotics po kërkon fonde për Little Sophia në Kickstarter, ku tashmë është arritur më shumë se gjysma e shumës së synuar prej 75,000 dollarëve amerikan me 59 ditë të mbetura ende. Nëse të gjitha shkojnë ashtu siç janë planifikuar, ky robot mund të jetë në shtëpitë tuaja deri në fund të vitit.  


Më të lexuarat