Secondary Adv

Top 10 dizajnet me te mira te kuzhinave per 2015-en

Share on Google+

Kompani te sygjeruara

Kuzhinat nuk janë më vetëm vendi ku ju gatuani; ato janë shëndërruar në ditët e sotme hapësira ku mblidhet e gjithë familja së bashku. Ndaj më poshtë po po ju tregojmë se cilat janë top 10 dizajnet më të mira të kuzhinave nëse dëshironi të merrni një mendim për rimodelimin e saj.


10. Ngjyrat e guximshme

 

Në 2015, ngjyrat e guximshme duhet të jenë me patjetër në kuzhinë, kjo do të thotë se ju mund të merrni në konsideratë të kuqen e ndritshme për frontet e kabinetit të kuzhinën, të cilat shkojnë në mënyrë të përkryer me të bardhën e zymtë dhe argjendin. Në fakt çdo ndërthurje e ngjyrave të errta me të lehtat shkon dhe përshtatet mjaft mirë.


9. Kuzhina me ndricim industrial

 

Askush nuk dëshiron një kuzhinë të errët dhe të zymtë dhe fatmirësisht falë ndriçimit industrial ky problem është zgjidhur njëherë e përgjithmonë. Nëse pëlqeni të këni një kuzhinë në stil indistrual, elementet kryesore që ju duhet ti përfshini duhet të jenë me patjetër me përbërje celiku, inoksi, bakri, bronzi, duke e bërë përdorimin e këtyre metaleve të gjithanshëm.

 

8. Kuzhina ishull industriale

 

Kuzhinat që përmbajnë pajisje dhe përbërës restoranti anë në modë këtë vit dhe ju mund ta konsideroni të menjëhershme vendosjen e një banaku në kuzhinën tuaj. Një banak ose kuzhinë ishull është një ide gjeniale pasi ato janë tepër të efektshme dhe mund të zhvendosen ku ju dëshironi duke rregulluar hapsirat tuaja më së miri për funksione të ndryshme. Shkoni për rafte inoksi ose për rrota çeliku për t'i dhënë kuzhinës suaj një pamje vërtet industriale.


7. Efikasiteti

 

në kuzhinë Efikasiteti në kuzhinë është thelbësor për të marrë maksimumin e hapësirës suaj dhe nuk ka vend më të mirë për të filluar sesa me raftet e kundrabufesë. Një ndër trendet e këtij viti janë sirtarët e nxjerra jashtë vendit, që do të thotë se ju nuk keni pse të përkuleni dhe të gërmoni për të gjetur një pajisje që ju duhet.


 6. Kuzhina me kanata vertikale

 

Një tjetër mënyrë për ta bërë kuzhinën tuaj tepër efikase është përdorimi i kanatave vertikale të kuzhinës. Sirtarët horizontalë janë të modës së vjetër dhe vertikalet janë e reja që sjell 2015-a. Hapësirat horizontale në kuzhinë janë perfekte për magazinimin e të gjitha erëzave dhe ushqimeve tuaja, kështu që mos kini frikë të vendosni produkte jashtë normës mbajtëse të saj.

 

Kompani te sygjeruara

5. Kuzhinat me dekor ishull

 

Në ditët e sotme, ishujt e kuzhinës janë një element që përdoren gjerësisht. Ata shfrytëzohen për të dekoruar kuzhinën, si dhe për të ndarë zonën e gatimit nga ajo e ngrënies. Ka disa lloje të ndryshme të ishujve të kuzhinës, kjo varet kryesisht nga forma e tyre. Disa mund të jenë katrorë, të tjerë në formë “L”-je, gjithashtu ka edhe ishuj me formë të lakuar.

 

4. Mos harroni dyshemenë

 

Ndërkohë që fokusi kryesor në një kuzhinë mund të jetë mbi banakun e kuzhinës apo tavolinën e punës, ajo që nuk duhet të lihet pas dore eshtë dyshemeja, pasi luan me të vertetë një rol të rëndësishëm. Porcelani është një ndër modelet më të guximshme sidomos për materialin dhe ngjyrat. Pllakat e përpunuara janë njëkohësisht shumë elegante nëse ju keni një buxhet më të lartë për të rimodeluar kushinën tuaj.

 

3. Pllakat

 

Pllakat dhe kuzhina duhet të shkojnë së bashku në mënyrë të përkryer dhe ju duhet të keni kujdes kur përzgjidhni ngjyrat e kuzhinës apo pllakat për dysheme. Së bashku me përdorimin e pllakave ju mund të merrni në konsideratë edhe pllakat për veshjen e murit të kuzhinës. Ato  ju lejojnë të kombinoni më shumë se një ngjyrë duke ju sjellë gjallëri dhe një pamje mahnitëse në një kuzhinë.


2. Rikthimi i kuzhinave me dekor bronzi

 

 

Bronzi ka ardhur përsëri në modë dhe nuk ka asgjë më elegante sesa shkëlqimi i bronzit, nëse ajo është në tigan, rubinet, doreza sirtarësh apo varëse. Ju gjithashtu mund të dëshironi të shtoni gjithashtu edhe disa elementë bakëri pasi edhe kjo shkon shumë me bronzin.

 

1. Kuzhinat Smart

 

Ndërsa mendohej se teknologjia dhe kuzhina nuk mund të ndërthureshin së bashku, teknologjia është duke bërë rrugën e saj në hartimin e kuzhinave inteligjente. Ka përshembull, tenxhere si Anova Precision e cila është një pajisje më Bluetooth që aktivizohet dhe lidhet me smartphone tuaj duke kontrolluar gjithë procesin e gatimit. Kuzhina është gjithashtu vendi i përsosur për të fshehur prizat për furnizuar me energji pasjisjet.


Më të lexuarat