Secondary Adv

Njihuni me limuzinen me pamjen e nje avioni

Share on Google+

Learjet limo është limuzina me dizajnin më unik, e cila ka strukturën e një avioni me rrota të transformuar në një limuzinë super luksoze që mban deri në 8 persona.   

 

Automjeti unik i cili kushton më shumë se 1 milion dollarë për tu ndërtuar dhe që mund të transportojë deri në tetë udhëtarë, përdor katër rrota 28 inç të bashkangjitura në një avion pa krahë Learjet.   

 

Limuzina super luksoze është në dispozicion për këdo që është gati të paguajë një kosto me të vërtetë të lartë prej 5 milionë dollarë për një mjet kaq të pazakontë. Para se të prezantohej në vitin 2018, Limo-Jet 28 metra e gjatë ishte në proces pune për 12 vjet. Ajo u zhvillua nga Jetsetter Inc me bazë në Illinois dhe ideja u konceptua në vitin 2006 nga Dan Harris dhe Frank DeAngelo.  

 

Limuzina përveç se ka një dizajn unik në pjesën e jashtme të saj, ajo gjithashtu përmban të integruar teknologjinë më të fundit dhe është e mbuluar me drita, sistem zëri, ekranë dhe mjaftueshëm ndenjëse për të zhvilluar një festë dasme. Limuzina sigurisht nuk është e fuqizuar nga një motor avioni por ajo ka një motor V8 me djegie të brendshme. struktura e limuzinës është me të vërtet unike dhe është arritur një përshtatje e përkryer, e frymëzuar nga një avion. 

 

Edhe pjesa e jashtme e saj është e mbuluar nga dritat për të ofruar një pamje të bukur dhe ndriçuese gjatë natës. Dimensionet e sakta të të ashtuquajturit Learjet mbeten të panjohura, por misteri dhe intrigë është pjesë e tërheqjes së vëmendjes nga ana e kompanisë. Shumë shpejt limuzina luksoze do të jetë gati për shitje por sigurisht me një çmim realisht të lartë. 


Më të lexuarat