Secondary Adv

Popullsia globale do ulet ndjeshem pas 30 vjetesh

Share on Google+

Kriza e parashikuar e mbipopullimit të Tokës mund të mos jetë ashtu si e kemi menduar, teksa një libër i ri argumenton se së shpejti numri i popullsisë do fillojë të bjerë ndjeshëm. 

 

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar gjatë se popullsia e botës po afrohet me shpejtësi në një pikë ku burimet e Tokës mund të mos jenë në gjendje të mbështesin njerëzimin. 

 

Aktualisht, 7.7 miliardë njerëz jetojnë në planet dhe kjo pritet të rritet në 9 miliardë deri në vitin 2050. Por, gazetari kanadez John Ibbitson dhe shkencëtari politik Darrell Bricker kanë zbuluar se këto parashikime mund të jenë zhdukur krejtësisht. Në Empty Planet, dyshja e studiuesve arriti të rishikojë modelet e parashikimit për të arritur në përfundimin se popullsia globale do të fillojë të bjerë në numër për rreth 30 vitet e ardhshme dhe sipas tyre sapo të fillojë rënia, ajo kurrë nuk do të përfundojë. Parashikimet e OKB-së mbështeten në normat e fertilitetit, normat e migracionit dhe normat e vdekjeve, shpjegojnë autorët. 

 

Por, faktorë të tjerë si shpejtësia e urbanizimit dhe zgjerimi i edukimit të grave janë lënë jashtë. Pjesa më e madhe e Afrikës, në veçanti, po përjeton të dyja këto gjëra. Përmirësimi në arsimin e femrave bën që vlerësimet të bien në 8-9 miliardë për vitin 2100, nga parashikimet prej 11miliardë, sipas hulumtuesve. Dhe kjo është vetëm një ndryshore kulturore, tha Bricker. Ekipi hulumtoi 26 vende për të marrë një ide më të mirë të planeve familjare në mbarë botën dhe zbuloi se shumë njerëz zgjedhin familje më të vogla. 

 

Së shpejti, thonë autorët, numri i të rinjve do të zvogëlohet. "Shumë njerëz që po mendojnë për të ardhmen e botës, ekonominë në të ardhmen, të ardhmen e planifikimit të qytetit, po i mbështesin parashikimet e tyre në atë madhësi të të popullsisë njerëzore", tha Bricker. Dhe sipas tij njerëzit po marrin vendime në bazë të kësaj. 'Nëse hulumtoni do të shihni se nuk do të ketë një rritje të madhe të të rinjve në popullsi, rritja më e madhe do të vijë nga njerëz të moshuar të cilët do të përbëjnë shumë shpejt numrin më të madh të popullsisë globale. 


Më të lexuarat