Secondary Adv

Samsung prezanton ekranin gjigand 292 inch

Share on Google+

Samsung ka prezantuar në Amsterdam versionin më të madh të ekranit modular i cili arrin përmasat gjigande prej 292 inch.    

 

Herën e fundit kur Samsung bëri prezantimin e ekranit modular të quajtur The Wall, ai arrinte përmasa 73 inch, por tashmë shohim se kompania ka rritur përmasat me 219 inch, duke e shndërruar atë një ekran gjigand. 

 

Samsung thotë se ekrani modular i quajtur The Wall do të jetë i disponueshëm në madhësi dhe raporte që variojnë nga modelet prej 73 inç deri në 292 inch sipas dëshirës së përdoruesit. Versioni më i madh u zbulua në Integrated Systems Europe 2019 në Amsterdam vetëm pak ditë më parë, ku kompania shfaqi një ekran super të madh që dispononte përmasa prej 292 inch. 

 

Ekranet The Wall do të jenë të gjitha të holla, me dizajne pa korniza dhe gjithashtu do kenë të shtuar një Ambient Mode ose ndryshe një modalitet ambienti që lejon që ky ekran gjigand të kombinohet dhe ndërthuret me ambjentin përreth, duke kryer në të njëjtën kohë edhe funksionin e një kornize. Pra përveç se një ekran televizori, The Wall do të jetë edhe një kornizë dekorative më shumë në ambjentin e shtëpisë tuaj.  

 

Edhe pse është e dukshme që ekranet me përmasat e mëdha sidomos ato 292 inch, nuk mund të jenë pjesë e një ambjenti shtëpie, por ato janë projektuar thjesht për përdorim të biznesit. Firma do të punojë me Control4, Crestron dhe Savant në lidhje me aspektet e automatizimit në shtëpi dhe gjithashtu me Domotz, Ihiji dhe OrvC për monitorimin e largët. Më pas bëhet me dije se kompania do të nxjerrë në shitje modelin 292 inç të ekranit The Wall nga gjysma e parë e vitit 2019. Samsung ende nuk ka bërë me dije detaje të hollësishme në lidhje me çmimin që do të ketë si dhe specifikat e detajuara të ekranit gjigand.


Më të lexuarat