Secondary Adv

Stacionet hapesinore do ndertohen brenda asteroideve

Share on Google+

Stacionet hapësinore të së ardhmes mund të ndërtohen brenda asteroideve të largët, thonë shkencëtarët.  

 

Një ekip i studiuesve zbuloi se do të ishte e mundur që në mes të një shkëmbi të largët hapësinor, të ngrihet një stacion hapësinor dhe nxjerrja e minerale të vlefshme nga brendësia e tij. 

 

Ata vërtetuan se do të ishte matematikisht e mundur, me asteroidin e duhur, për të vënë një stacion hapësinor cilindrik brenda një guri të gjerë disa qindra metra. Ekspertët thonë se mundësitë logjistike të këtij koncepti mbeten një hipotezë dhe se të paktën disa dekada larg nga të qenit realitet. Disa shkencëtarë refuzuan kërkimin dhe pohojnë se nuk dihet sa duhet për përbërjen fizike të asteroideve për të garantuar se ndërtimi i një stacioni hapësinor brenda një shkëmbi të madh, nuk do ta shkaktonte fragmentimin dhe shpërbërjen. 

 

Thomas Maindl, nga Universiteti i Vjenës në Austri, thotë se ka dy përfitime kryesore për planin; do të lejonte stacionin e hapësirës të shmangte dëmtimet nga rrezatimi, si dhe të mundësonte nxjerrjen e minierave."Nëse gjejmë një asteroid që është mjaft i qëndrueshëm, mund të mos kemi nevojë për këto mure prej alumini, ju mund të jeni në gjendje të përdorni të gjithë asteroidin si një stacion hapësinor", tha Dr Maindl për New Scientist. Vizualizimet e projektit të mundshëm nuk janë krijuar dhe mund të duket si diçka nga një shpellë e thjeshtë në një anije komplekse të ngjashme me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. 

 

Një asteroid do të duhej të përbëhej prej guri të ngurtë dhe të rrotullohej një deri tre herë në minutë për të siguruar gravitetin e mjaftueshëm për projektin që të ishte i suksesshëm. Nëse kjo do të ishte e mundur, do të krijonte një gravitet të ngjashëm me atë të sipërfaqes marsiane me afro 38 përqind të gravitetit në Tokë. Kjo, thonë ata, do të ishte e mjaftueshme për të lejuar që anija hapësinore të qëndronte drejtë dhe të funksiononte në mënyrë adekuate. Detajet e vetive fizike do të duhej të njiheshin përtej informacionit të kufizuar të disponueshëm për shumë asteroide. 

 

"Ne nuk njohim karakteristikat fizike të shumicës së objekteve në këtë sferë madhësie," thotë një prej studiuesve. Gërmimi i brendshëm i asteroidit me makineri komplekse gjithashtu do të mund të bënte asteroidin të paqëndrueshëm dhe fragmentar. Ajo çfarë mendohet nga studiuesit është se do të duhen edhe 20 vite ndoshta që ky projekt të realizohet.


Më të lexuarat