Secondary Adv

Kuzhinat me xham te stampuar, nje risi moderne ne Shqiperi

Share on Google+

Art Home

 

Sekreti për një kuzhinë të bukur është pamja – dhe kjo është mjaft e thjeshtë: harmoni në të gjitha pjesët e saj! Kuzhina nuk është vetëm vendi ku mblidhet e gjithë familja në tavolinë, por është edhe ambjenti ku kalohet thuajse pjesa më e madhe e kohës në shtëpi.

 

 

Prandaj është tejet e rëndësishme që kuzhina të jetë sa më komode, e bukur dhe e mirë arreduar. Në këtë artikull do tju tregojmë disa modele interesante si të keni një kuzhinë ideale.


Kuzhinat më xham të stampuar


Dizejuesit gjithmonë na mahnisin me prurjet e reja në fushën e mobilerisë, sidomos kur bëhet fjalë për kuzhinën. Por këto risi jo të gjitha i dini, madje disa prej jush nuk i konsiderojnë si shumë të rëndësishme apo dobishme. Për shembul jo të gjithë e dinë se cfarë janë kuzhinat me veshje xhami apo kuzhina me kapakë xhami të stampuar dhe sa i rëndësishëm është përdorimi i tyre?


Xhami i printuar, ose i quajtur ndryshe i stampuar jo vetëm që i jep kuzhinës suaj një pamjë shumë të bukur por njëkohësisht ju mbron nga lagështia apo nga njollat e ushqimit në mure, duke mos lejuar depërtimin e ujit në atë pjesë shumë problematike të shtëpisë. Gjithashtu kjo lloj teknike është frymëzuar fillimisht nga përdorimi i saj në tualete dhe në ditët e sotme po përdoret gjithnjë e më shumë sidomos tek pjesët e tjera të mobilerisë.


Pllakat e xhamit të stampuar janë jashtëzakonisht të lira dhe janë opsioni më i popullarizuar për zgjedhje. Ato mund të gjenden në dizajne dhe ngjyra të ndryshme. Këto pllaka xhami sigurojnë që çdo kuzhinë të ketë një pamje pastër dhe elegante. Ato janë me të vërtetë të forta, afatgjata dhe të thjeshta për tu pastruar. Por ato gjithashtu janë edhe më të shtrenjta!

 

Kapakët e kuzhinave prej qelqi janë opsione mjaft higjienike. Ata janë në dispozicion në një game të madhe ngjyrash që mund të përmirësojnë dizajnin e çdo kuzhine. Një nga risitë më të kërkuara pas projektimit janë kuzhinat me kapakë të printuar.


Kuzhina të bëra me materiale të ndryshme.


Pra, në varësi të preferencave të pronarëve, stilit, dizajnit, tipareve të apartamentit, kapacitetit financiar dhe faktorëve të tjerë ,ambjenti ku secili prej jush jeton mund te rimodelohet në mënyrë të përsosur më materiale të ndryshme, tradicionale apo të pazakonta!

 

Veshjet e kuzhinave me pllaka qeramike kanë një numër avantazhesh - qëndrueshmëri, thjeshtësi dhe lehtësi në përkudesje.


Por, për të vënë në një platformë qeramike imazhin që ju doni, është shumë e vështirë. Prandaj, duhet zgjedhur pikërisht ato materiale që janë komerciale dhe në dispozicion nga prodhuesit, e në vendin tonë me padyshim që Art Home është lidër në treg. Sidoqoftë muret e qeramikës kërkojë një trajnim të duhur para hedhjes së imazhit në të. Kjo tendencë në ditët e sotme në shumicën e rasteve është edhe prej plastike. Materiali është i përshtashëm për kuzhinën dhe për më tepër i qëndrueshëm.

 


Sot kapakët e kuzhinave me printim me të drejtë cilësohen si kuzhinat e preferuara të projektuesve. Ato janë të qëndrueshme dhe praktike, eko-miqësore dhe sipas konsumatorëve kanë vetëm një pengesë serioze - çmimi i saj është mjaft i lartë.
Megjithatë, ky disavantazh kompesohet sepse bëhet fjslë për një material me qëndrueshmëri të lartë, rezistencë dhe natyrisht me një pamje mahnitëse.
Kapakët mund të bëhen sipas preferencave tuaja. Mjafton që të zgjidhni imazhin, ngjyrat dhe do të krijoni një ndjenjë hapësire në kuzhinë, më ekspresive dhe më të pasur. Sa për këndvështrim praktik, kapakët prej xhami kanë karakteristika të shkëlqyera performance: të lehta për t'u instaluar dhe për tu mbajtur të pastër.


Ju mund të stamponi kapakë me cfarëdolloj imazhi !


Teknologjia moderne e stampimit është një mënyrë ideale dizajni për kuzhinat duke shtuar mundësinë e përdorimit të një shumëllojshmërie materialesh në modele të ndryshme? Ju mund të dizejnoni kuzhinën tuaj me imazhe konvencionale.
Sot ka dy mënyra kryesore që stampimi ka fituar kaq shumë popullaritet dhe shpërndarje masive: Imazhi i zgjedhur, qoftë vizatim, fotografi fillimisht ruhet në një film dhe më pas stampohet në një sipërfaqe të zgjedhur, për shembull në xham. Kjo teknologji është përdorur për printim në kapakët plastike per kuzhina, në mobilje dhe panele MDF. Vini re se ky version aplikimi i stampimit ofron cilësi të shkëlqyera të imazhit, i papërshkueshëm nga uji dhe i qëndrueshëm. Metoda e dytë e aplikuar për stampime është shumë moderne. Me këtë metodë, imazhi aplikohet direkt mbi çdo sipërfaqe.

 

Art Home


Si të zgjidhni një platformë për printim fotoje të brendshme?


Sot, prodhuesit ofrojnë kapakë kuzhine me imazhe, ngjyra të ndryshme, por a është kjo, ajo që ju pëlqeni? Dizejnuesit kanë këshilluar që të shikoni me kujdes skemën e ngjyrave të mobiljeve, sidomos tekstilet që janë të pranishme në kuzhinë, duke marrë gjithmonë në konsideratë madhësinë e saj.
Nëse kuzhinë juaj zë vetëm një zonë të vogël, kapakët me imazhe të mëdha të vendosura shumë afër me njëri-tjetrin, do të nxjerrin në pah zonën e vogël të dhomës, dhe mund t’ju "vjedhin" centimetra. Zgjidhni një foto që do të krijojë iluzionin e hapësirës, lirisë - kjo mund të jetë një pikë uji në ajër, ose imazhe me lule, insekte apo fruta, besoj se nuk do të duket keq për një kuzhinë të vogël.

 


A doni të përfitoni edhe ju nga kjo teknologji për të përfunduar stampimin e imazhit tuaj të preferuar në mobilje? A keni ëndërruar që të dekoroni me kujtimet tuaja kuzhinën apo mobilje të tjera! Asgjë nuk është e lehtë, por falë teknologjisë që gjithnjë e më shumë po avancon, thuajse cdo gjë është e mundur. Ju mund të stamponi imazhe në cdo sipërfaqe. Dhe, në qoftë se ju keni vendosni të përdorni fotot tuaja në brendësi të kuzhinës, zgjidhni ato me të bukurat.

 


Trendet moderne në dizajnin e kuzhinave ju sigurojnë një fushë të madhe për kreativitet. Por mos harroni se fotoja e përzgjedhur do të qëndrojë për një kohë shumë të gjatë në mobiljet tuaja. Prandaj ndani mirë mendjen para se të merrni një hap të tillë!


Më të lexuarat