Secondary Adv

10 ide si te arredoni ne stilin minimalist

Share on Google+

Minimalizmi është një stil që po pushton gjithnjë e më shumë botën e dizajnit dhe arredimit dhe që vazhdon të frymëzojë njerëzit gjithnjë e më shumë. 

 

Në tërësi, stili minimalist është një degë e dizajnit që bazohet në funksione thelbësore dhe është identifikuar nga eliminimi i çdo gjëje të panevojshme, me shprehjen "më pak është më shumë" si një udhëzues. E gjithë kjo është e kombinuar me estetikë dhe thjeshtësi, në detaje dhe elementë unikë, dhe rezultati është një vend i rehatshëm dhe i sofistikuar për të jetuar. Stili minimalizmi është aq popullor jo vetëm për shkak se krijon një ambjent mahnitës, por gjithashtu sjell me vete disa përfitime. 

 

Para së gjithash, stili minimalist kurrë nuk "mbyt" hapësirën, dhe një ambjent i rregullt rrit nivelin e lumturisë dhe shëndetit. Nga ana tjetër, mobiljet ofrojnë hapësirë ​​edhe më të madhe, madje edhe në shtëpinë më të vogël. Përfitimi i tretë është një paletë qetësuese e ngjyrave në që përfshin ky stil unik, e cila gjithashtu zvogëlon kaosin dhe sjell një ndjenjë qetësie në hapësirën tuaj të brendshme. Nëse keni nevojë për disa ide frymëzuese për të arreduar shtëpinë tuaj në stilin minimalist, shikoni më poshtë dhe do të gjeni një koleksion të mrekullueshëm. 

 

 

 

 

 

 

  

 

 


Më të lexuarat