Secondary Adv

10 modele ndricuesash per dysheme ne stil modern

Share on Google+

 

Nëse jeni duke kërkuar që të shtoni ndricimin në hapësirat tuaj të brendshme, një nga mënyrat më të shpejta janë ndricuesat e brendshëm apo sikurse i quajmë në jetën e përditshme abazhurë komedine ose dyshemeje.


Madje llambat e dyshemesë janë një mundësi e mirë për të zbukuruar shtëpinë tuaj. Tendencat cdo viti ndryshojnë dhe 2015-a ka rezervuar dizajne dhe ngjyra nga më të ndryshmet, të tilla si ndriçimi minimalist i cili përfshin një llambë të vetme deri tek ato që përmbajnë më shumë se një.
Ka forma dhe dizajne për të gjitha stilet që pëlqeni, shumë nga këto zgjedhje janë të gjithanshme, të mjaftueshme për të plotësuar një shumëllojshmëri arredimesh, nga ajo eklektike deri tek ato industriale.

 


Ndricues dyshemeje industrialë me një llambë

 

A e keni vënë re se shumë nga dizajnet e sotme të ndricuesve kanë një ndikim minimalist industrial? Për shembull, ky ndricues dyshemeje nga West Elm është frymëzuar nga ndriçimi në fabrika. Një ndricues me një xham transparent dhe me një bazë çeliku, i jep shtëpisë suaj një tjetër hije dhe më shumë stil. 

 


Një tjetër tendencë shumë popullore këtë viti me padyshim që lidhen me dizajnin dhe përdorimin e materialeve të përziera! Kjo është një arsye që këta lloj ndricuesish janë aq “on-trend”. E projektuar nga Paul Isabella, llamba përmban një bollëk stilesh të ndërthurua, të krijuara nga një kontrast i fortë i ngjyrës së zezë dhe bronzit të lëmuar! Një hije konike me një model lazeri të prerë është një ndër tendencat e ndricimit për këtë vit e krijuar nga Jonathan Adler. Ajo që e bën shumë funksionale këtë ndricues është pjesa e saj elegante që shkon përshtat më së mirë me ambjentin dhe për më tepër është shumë funksionale.
 
Në qoftë se buxheti juaj për ndriçimin nuk është shumë i përballueshme, ju mund të bleni ndricues në shumë kompani vendase pasi të gjitha përmbajnë dizajne industriale për një çmim të volitshëm.


Ndricues dyshemeje me më shumë se një llambë

Ndonjëherë është e nevojshme më shumë se një llambë për një ndriçim më të mirë! Stili i rrumbullakët është një tipar i frymëzuar nga ndricuesit e hyrjes në metro, kjo pjesë kombinon më së miri metalin me qelqin! Edhe ndricuesit me bazë hekuri dhe celiku mund të ndriçojë po aq mirë sa ato prej qelqi sidomos në zonat e zgjedhura nga ju! Ky ndricues dyshemeje është i përbërë nga hekur dhe kromi.

 

Kur në një ambjent stil vintage takohet një look unik moderne, ndricuesit nga Jonathan Adler kombinojnë më së miri. Ndricuesat janë në formë konikë dhe me bazë mermeri. Po cfarë ndodh kur më shumë se një llambë është brenda një formë të madhe ?! Me padyshim ndricim më të mirë të ambjentit. Këto ndricues dyshemeje përshtaten më së mirë për shtëpitë tuaja, në cfardolloj arredimi qofshin ato. Të projektuara nga Pablo Pardo ky lloj ndricuesi është në dispozicion në tri madhësi. Ju mund të keni mobilje akrilike në shtëpinë tuaj, por a keni menduar ndonjehere një ndricues akrilik për ndriçim?! Ky abazhur ka dy llamba për ndriçim maksimal.

 


 
Ka kaq shumë opsione për ndricim dhe të gjitha janë spektakolare! Por a e keni menduar se kush nga këta ndricues përshtatet me shijet tuaja? Guxoni dhe luani me ngjyrat dhe materialet e ndryshme në 2015-ën për të qënë “on-trend” gjithmonë.


Më të lexuarat