Secondary Adv

Facebook konfirmon, platforme e perbashket mesazhesh

Share on Google+

CEO i Facebook ka pranuar më në fund planet e tij për të shkrirë WhatsApp, Messenger dhe Instagram Direct, në një platformë të përbashkët mesazhesh.   

 

Pas skandalit që përfshiu disa muaj më parë Facebook lidhur me shkeljete privatësisë dhe shitjes së të dhënave personale të përdoruesve të aplikacionit të njohur, Zuckerberg tani po premton të zbatojë të njëjtat parime të privatësisë që përdoren në WhatsApp për të gjitha shërbimet e saj në vazhdim. 

 

Gjithashtu në një plan shumëvjeçar, Zuckerberg thotë se Facebook do të bashkojë shërbimet e tij të mesazheve, WhatsApp, Instagram Direct dhe Facebook Messenger, në një mënyrë që u lejon përdoruesve të komunikojnë në të tre aplikacionet. Të gjithë do të pajisen me end-to-end encryption për të mbajtur  larg këdo që nuk është lexuesi i synuar, duke përfshirë 'hakerat, kriminelët, qeveritë mbizotëruese, apo edhe njerëzit që operojnë shërbimet që po përdorin', tha Zuckerberg. Ndërsa WhatsApp tashmë ka end-to-end encryption, platformat e tjera të mesazheve në Facebook nuk e bëjnë këtë. 

  

Facebook dhe Instagram do të vazhdojnë të veprojnë si "ekuivalenti digjital i një sheshi qyteti", duke u lejuar përdoruesve të ndajnë përmbajtjen në mënyrë të hapur vetëm nëse ata zgjedhin ta bëjnë këtë, tha CEO i Facebook. Ai parashikon se komunikimi përmes mesazheve së shpejti do të tejkalojë forma të tjera të komunikimit shoqëror, duke tejkaluar më shumë opsione që ndërveprojnë me publikun, ndërsa theksimi mbi privatësinë vazhdon të rritet. Ndërsa mendoj për të ardhmen e internetit, unë besoj se një platformë komunikimi e fokusuar në privatësi do të bëhet edhe më e rëndësishme sesa platformat e hapura të sotme, shkroi Zuckerberg.

 Zuckerberg thotë se ai do të fillojë me mesazhet, duke qenë "rasti më thelbësor dhe privat i përdorimit", dhe më pas nga kjo të zhvillohet për të përfshirë edhe thirrjet, bisedat me video, grupet, postimet, pagesat, reklamat dhe platforma të tjera.


Më të lexuarat