Secondary Adv

Shtepi ne forme peme, projekti unik i Peter Pichler Architecture

Share on Google+

Studio arkitekturore me bazë në Milano, Peter Pichler Architecture, ka zbuluar konceptin e saj të ri për shtëpitë në formë peme në pyllin e Dolomiteve italiane.   

 

Shtëpitë prej druri të cilat ndodhen brenda pyllit dhe ngjasojnë mjaft me pemët e bredhit që ndodhen rreth tyre, nxjerrin në pah strukturat me kulmet e mprehtë dhe këmbët minimale. 

 

Firma arkitekturore që projektoi këto shtëpi në formë peme që vendosen në natyrë mes pemëve të tjera në pyll, i solli ato si një shtesë të një hoteli ekzistues dhe duke pasur për qëllim të krijojë një përvojë të re për të jetuar në pyje me një lidhje maksimale me natyrën. Për gjeometrinë e tyre të veçantë, arkitektët përdorin çati të mprehtë të pjerrët të frymëzuar nga pemët e bredhit përreth dhe gjithashtu janë të bëra nga druri i zonës. 

 

Madhësia e shtëpive të vogla varion nga 35-45 metra katrorë në 2 kate. Kati i ulët ose i parë, përfshin një zonë të vogël leximi /ose ndenje, dhe kati i sipërm përbëhet nga një zonë fjetje me një banjo të vogël. Të dy nivelet janë të lidhura me një shkallë të vogël të brendshme. Projekti është konceptuar si një formë e turizmit ku natyra dhe integrimi i arkitekturës në të luan një rol parësor. 

 

"Ne besojmë se e ardhmja e turizmit bazohet në marrëdhënien e njeriut me natyrën. Arkitektura e integruar mirë dhe e qëndrueshme mund të plotësojë këtë marrëdhënie, asgjë tjetër nuk është e nevojshme", tha Peter Pichler Architecture. Firma zhvillon një qasje inovative dhe bashkëkohore ndaj arkitekturës, urbanizmit dhe dizajnit. Peter Pichler Architecture përfundoi kohët e fundit një hotel të ri të një stili Alpin në zemër të Dolomites.


Më të lexuarat