Secondary Adv

Facebook mbledh te dhena edhe nga aplikacione te tjera

Share on Google+

Të dhënat nga disa aplikacione Android dërgohen automatikisht tek Facebook, edhe nëse përdoruesi nuk ka një llogari me gjigandin e medias sociale.   

 

Aplikacionet siç janë Yelp, Indeed dhe Duolingo dërgojnë automatikisht informacionin e përdoruesit tek kompania kur një përdorues i Android hap aplikacionin. Kjo mangësi u vu në dukje së pari nga Privacy International në dhjetor, kur një hetim zbuloi se 23 aplikacione të njohura të gjitha bënin të njëjtën gjë. 

 

Shumica e firmave, duke përfshirë Spotify, Skyscanner dhe Kajak, e kanë korrigjuar këtë çështje, por një pjesë e vogël ende nuk e kanë korrigjuar shqetësimin e privatësisë, pohon raporti. Gjithashtu besohet se aplikacionet për pajisjet Apple iOS gjithashtu 'shfaqin sjellje të ngjashme'. Organizata me bazë në Londër zbuloi se Yelp, Duolingo, aplikacioni i King James Bible dhe dy aplikacione për lutje muslimane, Qibla Connect dhe Muslim Pro, dërgojnë të dhëna personale në Facebook para se përdoruesit të vendosin nëse do të japin pëlqimin apo jo. 

 

Sipas raportit të dhënat janë transmetuar për shkak të krijimit të Software Development Kit (SDK) të Facebook, një produkt biznesi të Facebook i cili bën që aplikacionet të integrohen në kodin e tyre. Është dizajnuar që të transmetojë automatikisht të dhënat personale në Facebook kur të hapet një aplikacion. Raporti argumenton se cilat janë llojet e aplikacioneve dhe sa shpesh ato janë të hapura, duke pretenduar se gjithçka që transmetohet, mund të përdoret për të pikturuar një 'pamje të imët të interesave, identiteteve dhe rutinave të përditshme të dikujt'. 

 

Mark Zuckerberg njoftoi pak ditë më parë synimin e kompanisë për të sjellë end-to-end encryption në Messenger, WhatsApp, dhe shërbimet e mesazheve të Instagram. Ky sipas kompanisë është hapi i parë i ndërmarrë nga Facebook duke u zhvendosur drejt një të ardhme të fokusuar në privatësinë.


Më të lexuarat