Secondary Adv

Tashme makinat mund te furnizojne shtepine me energji

Share on Google+

Mitsubishi ka arritur të krijojë një sistem i cili mundëson furnizimin e shtëpisë me energji përmes makinës elektrike të prodhuar nga kjo kompani.   

   

Denda Drive House (DDH), quhet sistemi i sapo prezantuar në në garën motorike të Gjenevës, i cili përmban panele diellore, një bateri në shtëpi dhe një ngarkues me dy drejtime që lejon rrjedhjen e energjisë nga shtëpia juaj në makinën tuaj ose nga makina juaj në shtëpinë tuaj, në varësi të ekonomisë dhe faktit se kush ka më shumë nevojë për energji.

 

Sistemi DDH mbështet makina si Mitsubishi Engelberg Tourer që kompania gjithashtu prezantoi në eventin e rëndësishëm motorik. Ka një numër skenarësh se si  mund të jetë e dobishme shtëpia juaj për karikimin e makinës tuaj elektrike apo e kundërta. Ky sistem mund të shërbejë gjithashtu si një rezervë në rast të prerjes së energjisë. Sistemi mund të jetë gjithashtu i dobishëm nëse tarifa juaj e energjisë elektrike ju ofron një zbritje gjatë orëve jashtë pikut, kur rrjeti i energjisë elektrike është nën ngarkesë më të vogël dhe më e lirë për ta përdorur si rezultat. 

Për shembull, makina juaj mund të karikohet me çmim të lirë brenda natës, dhe pastaj të furnizojë shtëpinë tuaj me energji gjatë ditës. Natyrisht, kjo do të funksionojë vetëm nëse nuk planifikoni të përdorni makinën për të bërë ndonjë udhëtim gjatë asaj kohe. Sistemi mbështet të dy automjetet elektrike, si dhe hibridet si Engelberg Tourer i ri dhe Outlander PHEV ekzistuese. Mitsubishi planifikon të ofrojë si instalimin profesional, ashtu edhe shërbimet e mirëmbajtjes për sistemin.

 

Vetë-instalimi nuk do të jetë i mundur. Mitsubishi nuk është e vetmja kompani që e ka konsideruar përdorimin e një karikimi të dyfishtë të makinave në shtëpi. Në Mbretërinë e Bashkuar, furnizuesi i energjisë OVO njoftoi vitin e kaluar një test të automjeteve në rrjet (V2G), megjithëse mungonte pjesa e baterisë në shtëpi që sistemi i Mitsubishi ka. 

 

Megjithatë, ndërsa sistemi i OVO është ofruar vetëm në bazë testi për 1,000 familje dhe planet e Tesla janë aktualisht vetëm teorike, Mitsubishi thotë se sistemi i tij do të jetë në dispozicion për tu blerë gjatë vitit. Vetëm ngarkuesi me dy drejtime mund të kushtojë më shumë se 10,000 euro, dhe gjithashtu do të duhet të paguani për panelet diellore, baterinë në shtëpi dhe instalimin profesional të detyrueshëm.


Më të lexuarat