Secondary Adv

Carmen, super makina e ndertuar me fibra karboni

Share on Google+

Carmen, e Hispano Suiza është një super makinë e lehtë që është ndërtuar kryesisht nga fibra karboni dhe është mundësuar tërësisht nga energjia elektrike. 

 

Një markë luksoze e makinave që dikur u përshëndet si ekuivalentja e Spanjës me Rolls Royce ose Bentley dhe një favoriste e familjes mbretërore është rikthyer me një dizajn të ri që shpreson të rikthejë reputacionin global të markës. 

 

Super makina e cila do të kushtojë 1.3 milion paund, ka 1.005 bhp dhe mund të përshpejtojë në 62 mph në më pak se tre sekonda me një shpejtësi maksimale prej 155mph. Sipas prodhuesve të saj, Carmen synon tregun e hiperluksit, i cili kombinon performancën e super makinave me nivelet më të larta të luksit. Carmen përdor bateritë e përdorura në Formula E, një divizion motorik garash që përdor vetëm makina me fuqi elektrike, për të prodhuar të gjitha energjitë në rrotat e pasme, me shpejtësi të kufizuar elektronikisht në 155mph. 

Makina peshon vetëm 1,690 kg, e bërë e mundur nga materiali i lehtë në brendësi dhe fibrat e karbonit në kornizat e saj. Sipas Hispano Suiza, modeli i ri thuhet të jetë një nga makinat me fibra karboni me intensitet më të lartë në botë. Tashmë, shprehet një prej prodhuesve të makinës, 119 vjet më vonë, në mars të vitit 2019, Hispano Suiza ka makinën e saj të parë 100% elektrike, duke ofruar performancë të shkëlqyeshme dhe të prodhuar në Barcelonë. 

Carmen është dizajnuar dhe ndërtuar tërësisht nga QEV Technologies, një kompani me seli në Barcelonë që hulumton dhe zhvillon automjete elektrike që gjithashtu menaxhon ekipin Mahindra në Formula E, një seri garash për veturat elektronike. 


Më të lexuarat