Secondary Adv

10 gradacelat me te larta ne Dubai

Share on Google+

Gjatë 15 viteve të fundit, Dubai ka parë rreth 190 gradaçela të ndërtohen ndër vite, dhe kjo nënkupton një dallim të madh nga 23 në Londër gjatë asaj periudhe.

 

Ne të gjithë e dimë se Dubai, si dhe Abu Dhabi, janë të njohur për gradaçelat e tyre inovative dhe mjaft interesante të cilat kanë grumbulluar disa rekorde botërore. Dubai kryeson listën e ndërtesave më të larta në botë dhe ka 18 ndërtesa tejet të larta në Dubai, që shkojnë mbi 300 metra lartësi. Numri i gradaçelave në Emiratet e Bashkuara është mjaft i lartë krahasuar edhe me vendet më të zhvilluara në botë, dhe nisur nga ky fakt kemi renditur 10 ndërtesat apo gradaçelat më të larta në Dubai. 

 

1. BURJ KHALIFA - DUBAI 

Me një lartësi prej 829.8 metra, Burj Khalifa e famshme është ende ndërtesa më e lartë në botë në 2019, pothuajse pas 10 vjetësh që kur ajo përfundoi. 

 

2. PRINCESS TOWER – DUBAI 

Kjo ndërtesë 107-katëshe në Dubai është një gradaçelë gjithëpërfshirëse. 

 

3. 23 MARINA – DUBAI 

E treta në listë është 23 Marina e cila krenohet me 88 kate të gjera dhe është një tjetër kullë rezidenciale në Dubai. 

 

4. ELITE RESIDENCE – DUBAI   

Me një lartësi prej 380.5 metra, Elite Residence përmban 91 kate që strehojnë 695 apartamente në total në 76 kate. 

 

5. BURJ MOHAMMED BIN RASHID - ABU DHABI 

I përfunduar në vitin 2014, Burj Mohammed Bin Rashid është më e larta në mesin e të gjitha ndërtesave në Abu Dhabi, me një lartësi prej 381 metra. 

 

6. ALMAS TOWER - DUBAI 

E ndodhur në një ishull artificial në mes të JLT, Kulla Almas përbëhet nga 68 kate që qëndron në lartësi 360 metra. 

 

7. JW MARRIOTT MARQUIS DUBAI TOWER 1 DHE 2 - DUBAI 

I njohur si një nga hotelet më të larta në botë që ka 76 kate dhe që shkon deri në 355 metra, JW Marriott Marquis përfshin një qendër biznesi, bare, dhoma mbledhje dhe salla konference, një klub spa, palestër, pishina, dhe dyqane të ndryshme me pakicë. 

 

8. EMIRATES TOWERS – DUBAI   

E vendosur në qendrën financiare të Dubait, Emirates Towers është një ndërtesë që përbëhet nga disa kulla individuale. 

 

9. MARINA TORCH - DUBAI 

Ndërtesa përfshin mbi 79 kate dhe një bodrum me 3 nivele. Lartësia e saj totale është 336.8 metra.  

 

10. ROSE TOWER – DUBAI 

E fundit në listë është ROSE TOWER. Është një hotel 72-katësh që është 333 metra i lartë dhe është i vendosur në rrugën e famshme Sheikh Zayed.


Më të lexuarat