Secondary Adv

Citroen Ami One, makina elektrike qe nuk kerkon patente

Share on Google+

Citroën ka prezantuar pak ditë më parë automjetin elektrik Ami One, me një shpejtësi maksimale 28 milje/orë që mund të drejtohet nga kushdo edhe pa patentë.    

 

Automjeti ultra-kompakt ka një shpejtësi maksimale vetëm 28 miljesh në orë, që do të thotë që në shumë vende, mund të drejtohet edhe nga njerëz pa patentë shoferi për makina. 

 

Specifikat e pazakonta e bëjnë konceptin Ami One një alternativë shumë më të mirë se samarrja e një biçiklete elektrike ose skuter për të lëvizur nëpër qytet në një ditë me shi. Citroën beson se bazuar në legjislacionin aktual, konsumatorët evropianë mund ta përdorin Ami One Concept mesatarisht nga mosha 16 vjeç, me ose pa licencë. Automjeti i ri shprehet kompania, do të ketë një distancë prej 65 miljesh udhëtim dhe mund të ngarkohet ose në stacionet publike elektrike ose në shtëpi.   

Koncepti Ami One ka një pamje të veçantë, të cilën Citroën e përshkroi si një dizajn revolucionar teksa disa prej karakeristikave janë, një çati e palosshme në mënyrë që shoferët të mund të lëvizin me pjesën e sipërme të makinës të hapur nëse dëshirojnë. Një tjetër tipar i jashtëm është ngjyra ekësaj makine, portokalli dhe gri si dhe ndriçimi, i rregulluar në "Vs" të hollë, lundrues, horizontalë në të dy anët dhe në pjesën e prapme. 

 

Ndenjëset janë të pozicionuara asimetrikisht, me vendkalimin e pasagjerëve të fiksuar në anën e pasme të kabinës dhe vendin e shoferit që mund të rrëshqasë përpara në shina. Sapo ndodhet brenda kabinës, shoferi e vendos telefonin në stacionin e ngarkimit të induksionit me wireless dhe ekrani është projektuar mbi një panel në fushën e pamjes së shoferit, duke u mundësuar atyre të shohin navigacionin dhe instrumentet lëvizëse. 

 

Shoferi mund të përdorë dy butona në timon, si dhe komandat zanore për të kontrolluar aplikacionin. Me madhësinë e saj dhe kuaj-fuqi modestë, Ami One është një nga shumë makinat elektrike të prezantuara në Shfaqjen Motorike të Gjenevës për vitin 2019. 


Më të lexuarat