Secondary Adv

Gjeometrite me te bukura te ndertesave te para nga lart

Share on Google+

Arkitektët kanë krijuar prej kohësh modele gjeometrike në projektet e tyre të cilat janë me të vërtetë mbreslënëse, por që për tu vënë re është e nevojshme të shihen nga lart.    

 

Deri para shpikjes së dronit dhe fotografimit përmes tyre, këto modele ishin të dukshme vetëm në planet e ndërtimit ose nga ata të cilët ishin me fat ti vërenin me sy të lirë që nga një helikopter apo avion. Pjesa dërrmuese e fotografive të paraqitura në këtë galeri shqyrtojnë strukturat që i paraprijnë zhvillimit të fotografisë me dron. Pra, këto forma të mrekullueshme gjeometrike tani zbulojnë veten sikur të ishin simetri të fshehta, të ngulitura nga arkitektët që do të zbuloheshin nga dikush në të ardhmen. 

 

Fotografitë e realizuara nga Camilo Monzon Navas, të quajtura Fasadat Ajrore, janë disa nga vëzhgimet më mbresëlënëse në këto gjeometri të padukshme. Puna e tij përqendrohet kryesisht në arkitekturën e Bogotas, Kolumbi, duke zbuluar pamje të jashtëzakonshme hapësinore të fshehura në arkitekturën e shekullit të 20-të të qytetit. Artistë të tjerë të pabesueshëm të paraqitur në këtë galeri përfshijnë punën e arkitektit Dimitar Karanikolov që shqyrton qytetet si Sicilia, Sofje dhe Venecia. Hidhni një vështrim më të afërt në galerinë tonë për një udhëtim nëpër gjeometrite e fshehura arkitekturore të zbuluara nga fotografitë me dron. 

 

 

 

 

 

 

 

 


Më të lexuarat