Secondary Adv

Bugatti prezanton makinen elektrike per femije

Share on Google+

Bugatti ka prezantuar Bugatti Baby roadster II, një makinë elektrike për fëmijë, e ndërtuar përmes printimit 3D, duke risjellë modelin origjinal të krijuar vite më parë nga kompania. 

 

Në 1926, Ettore Bugatti ndërtoi një version më të vogël të një prej makinave të tij modelit 35, për djalin e tij të vogël. Baby II ose versioni i dytë i së njëjtës makine është një risjellje e atij modeli përsëri në kohët e sotme, por duke përfshirë teknologjitë e kohës. 

 

Modeli i ri i prodhuar posaçërisht për fëmijët është një makinë elektrike nga një prej prodhuesve më të mëdhenj të automjeteve, kryesisht luksoze dhe të shtrenjta, por që përfshin një teknologji të avancuar prodhimi. Dallimi kryesor përveç se është elektrike është se Bugatti ka përfituar nga teknologjia moderne e printimit 3D, duke e modeluar atë nga një skanim i saktë i origjinalit. 

 

Kabina e Baby II përmban një panel prej alumini, një ndenjëse lëkure, një rekreacion në shkallë të timonit të veçantë të modelit 35 me katër faza dhe instrumente të ndryshueshme. Pjesa e jashtme e makinës është e lyer në ngjyrën tradicionale franceze, megjithëse blerësit do të jenë në gjendje të përzgjedhin në një varg ngjyrash alternative. Fenerët janë gjithashtu në dispozicion. 

 

Baby II gjithashtu disponon bateritë e lëvizshme litium-jon që mund të ndërrohen ose të ngarkohen veçmas nga makina. Kjo makinë e vogël mund të arrijë shpejtësi maksimale deri në 45 km/h ose 28 mph në modalitetin 'të rritur' dhe deri në 20 km/h në modalitetin 'fëmijë'. Për ata që duan më shumë shpejtësi, ekziston një përmirësim i opsional i cili hap "çelësin e shpejtësisë" që u lejon shoferëve një potencial të fuqisë prej 10 kW dhe tejkalon kapacitetin e shpejtësisë. 

 

Bugatti Baby II do të fillojë prodhimin më vonë këtë vit dhe do të kushtojë 33,780 dollarë ose 30,000 euro. Ashtu si ndodhi edhe me modelin origjinal, vetëm 500 kopje të tilla do të prodhohen dhe dalin ne shitje.


Më të lexuarat