Secondary Adv

Shkencetaret mund te jene prane zgjidhjes per ngrohjen globale

Share on Google+

Sipas një studimi, ftohja artificiale e Tokës përmes spërkatjes së kimikateve në atmosferë mund të jetë një alternativë efektive për të luftuar ngrohjen globale. 

 

Sipas hulumtuesve kjo është një alternativë mjaft efikase pavarësisht faktit se ekziston frika  se mund të shkaktojë shira të mëdhenj në të gjithë botën. Një studim i ri ka lehtësuar frikën se ky proces "i manipulimit diellor" mund të ketë pasoja katastrofike. 

 

Hulumtuesit e Harvardit thanë se vendosja e kufizuar e teknologjisë së manipulimit diellor synon përgjysmimin e temperaturave, jo zgjidhjen e problematikës me ngrohjen globale. Teknologjia thuhet se do të zvogëlonte në mënyrë drastike mundësinë e cikloneve tropikale dhe reshjeve ekstreme ndërkohë që gjithashtu kontribuon në masë të madhe në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Konstatimet pretendojnë se vetëm 0.4 përqind e globit do të pësojnë ngjarje më të këqija klimatike nën këtë skenar. 

 

Modeli më i hershëm i manipulimit diellor projektuar për të shmangur të gjithë ngrohjen e parashikuar ngriti mundësinë e ndryshimeve në disponueshmërinë e ujit. Kjo çoi në shqetësime të gjera se teknologjia mund të ndërronte sezonet e reshjeve dhe të krijonte 'fitues' dhe 'humbës'. Por modeli i ri sugjeron se asnjë rajon nuk do të shihte ndërrime dramatike me përdorim më të lehtë të teknologjisë, megjithëse shkencëtarët vunë në dukje se rezultatet u bazuan në një studim 'të idealizuar'. 

 

Një raport i publikuar nga shkencëtarët e klimës në tetorin e kaluar tregonte se si mund të mbahet ngrohja globale në 1.5 ° C mbi nivelet para-industriale, qëllimi më ambicioz i vendosur nga qeveritë në Marrëveshjen e Parisit 2015. Ky raport nuk e ka konsideruar përdorimin e teknologjisë por thuhej se ajo ishte e paprovuar, kishte 'rreziqe' substanciale dhe nuk do të adresonte problemin e oqeaneve duke u bërë me përmbajtje më të lartë acidi, pasi ato thithin sasi në rritje të dioksidit të karbonit.


Më të lexuarat