Secondary Adv

Njerezit qe punojne krah roboteve jane me pak te motivuar

Share on Google+

Sipas një studimi është arritur në përfundimet se robotët i demoralizojnë kolegët e tyre njerëz duke i bërë ata të ndjehen të shkurajuar dhe më pak të motivuar.     

 

Robotët gjithnjë e më shumë zëvendësojnë njerëzit në vendet e punës ku mund të kryejnë lehtësisht punë të thjeshta pothuajse falas duke zëvendësuar stafin e kushtueshëm. 

 

Inxhinierët projektuan një lojë që vinte në krahasim njeriun kundër robotit për të matur efektin e këtij procesi dhe zbuloi që njerëzit u demoralizuan sa më gjatë që ndeshja vazhdonte. Ekspertët zbuluan se njerëzit që merrnin pjesë nuk përpiqeshin aq shumë dhe kishin prirjen të mos pëlqenin lojtarin e automatizuar që po i mundte ata. Një pjesëmarrës pranoi se ata ndjeheshin shumë të stresuar teksa konkuronin me robotin. Shkencëtarët zbuluan se njerëzve u pëlqente më shumë një konkurent robot i cili shfaqte një performancë më të ulët se sa një robot me performancë të lartë, megjithëse ata e konsideronin këtë të fundit më konkurues.  

Studimi ishte i pari që solli ekspertë në lidhje me analizimin e sjelljes dhe robotikës për të eksploruar se si performanca e robotit ndikon tek njerëzit kur konkurrojnë njëri-tjetrin në të njëjtën kohë. Në një vend pune të automatizuar gjithnjë në rritje, studiuesit thanë se gjetjet e tyre kanë implikime serioze. Njerëzit dhe makineritë robotike tashmë ndajnë shumë vende pune, ndonjëherë duke punuar në detyra të ngjashme apo edhe identike. 

 

Teksa mund të jetë joshëse për të krijuar robotë të tillë për produktivitet optimal, inxhinierët dhe menaxherët duhet të marrin në konsideratë se si performanca e robotëve mund të ndikojë në përpjekjet dhe qëndrimet e punëtorëve  njerëz ndaj robotit dhe madje edhe ndaj vetes. Hulumtimi ynë është i pari që hedh dritë mbi këto efekte, u shpreh ekipi hulumtues. 


Më të lexuarat