Secondary Adv

Ndryshimet klimatike po shkaktojne rritjen e bimeve ne Antarktide

Share on Google+

Ndryshimet klimatike mund ta kthejnë Antarktidën të gjelbër duke qënë se shtresat e akujve po shkrijnë dhe bimët po fillojnë të kolonizojnë tokën përsëri.   

 

Nivelet aktuale të dioksidit të karbonit në atmosferë mund të çojnë në gjendje të krahasueshme me periudhën e Pliocene të ndodhur rreth 3 milion vjet më parë, janë shprehur së fundmi ekspertët. 

 

Hera e fundit që janë regjistruar nivele të tilla të larta të atmosferës, rreth 400 ppm, ishte gjatë kësaj epoke gjeologjike. Niveli i dioksidit të karbonit në atmosferë arriti një mesatare prej 400 ppm për herë të parë në vitin 2015, sipas organizatës metereologjike botërore. Gjatë periudhës së quajtur Pliocene, niveli i detit ishte rreth 15 metra më i lartë dhe temperaturat vlerësohet të ishin 2 deri në 3,5 gradë celcius më të ngrohta se tani. Profesori Dame Jane Francis i cili merret me vëzhgimet e Antarktidës tha se mbetjet e pyjeve të Antarktidës janë gjetur, të cilat ndoshta datojnë që nga epoka e Pliocenit. 

 

Domethënia e vërtetë e kësaj është se ne kemi 400 ppm tani, dhe nëse kishim 400 ppm në të kaluarën, kjo do të thotë se ndoshta aty do të kthehemi. Një gjë e tillë do të thotë që shtresat e akullit do të shkrijnë në kohë të ndryshme, dukuri e cila do tu jepte bimëve mundësinë për të kolonizuar tokën e Antarktidës përsëri. Para revolucionit industrial në 1850, nivelet e dioksidit të karbonit ishin rreth 280 ppm dhe që atëherë temperatura është rritur globalisht me rreth 1C, tha Proessor i Siegert. Çfarë do të thotë është se deri në fund të këtij shekulli, ne mund të presim një rritje tjetër me 1C, shtoi ai. 

 

Nëse emetimet e dioksidit të karbonit vazhdojnë me ritme të tanishme, nivelet mund të rriten në 1000 ppm deri në 2100, sugjeroi ai. Kjo është e njëjtë me nivelet e parashikuara rreth 100 milionë vjet më parë, kur dinozaurët ecnin në tokë dhe Antarktida ishte më e ngrohtë dhe më e gjelbër. Ai bëri thirrje për një veprim global për të zvogëluar sasinë e dioksidit të karbonit në atmosferë."Pasojat e asaj që kemi bërë më shumë se 150 vjet do të vazhdojnë në të ardhmen, kështu që na duhet të bëjmë diçka," tha ai. 


Më të lexuarat