Secondary Adv

Njihuni me qytetin lundrues te se ardhmes

Share on Google+

Kombet e Bashkuara po eksplorojnë mundësinë e ndërtimit të qyteteve lundruese, ndërsa bota vazhdon të gjejë mënyrën për të frenuar nivelin në rritje të detit.   

 

Nëntëdhjetë për qind e qyteteve më të mëdha të botës janë të prekshme nga përmbytjet, ndërsa akullnajat shkrihen dhe detet rriten në një planet që po mbingrohet. 

 

Një partneritet i mbështetur nga OKB do të studiojë perspektivën futuriste të platformave modulare të cilat mund të lidhen në një rrjet për të strehuar komunitetet mbi oqeane. Partneriteti planifikon të ndërtojë brenda muajsh një prototip të hapur për publikun, të cilin shpreson të vendosë në lumin East pranë selisë së OKB-së. 

Krahasuar me një tjetër të vendosur në Kopenhagen, versioni i qytetit të Nju Jorkut synon të rritë ushqimin e vet dhe të përmbushë nevojat e tij për ujë dhe energji, tha kompania amerikane Oceanix, e cila do ta ndërtojë atë. Vizioni për qytetet lundruese ka ngritur dyshime nëse ata mund të devijojnë vëmendjen nga trajtimi i shkaqeve të ndryshimeve klimatike, të cilat duke rritur nivelet e detit kërcënojnë komunitetet bregdetare të ulëta me përplasje stuhish dhe përmbytje.

 

Koncepti ka nxitur kërkime të avancuara në menaxhimin e ujit, inxhinierinë e oqeanit dhe bujqësinë që mund të prodhojnë qytete lundruese të cilat janë të vetë-mjaftueshme dhe të sigurta nga moti ekstrem si stuhitë. Nëse temperaturat mesatare globale do të rriten 1.5 gradë Celsius, niveli i detit mund të rritet deri në vitin 2100, me 21 centimetra.

 

Limiti më i ulët prej 1.5 ° C i përfshirë në Marrëveshjen e Parisit ka të ngjarë të shkelet në mes të viteve 2030 dhe 2052, nëse ngrohja globale vazhdon me ritmin e saj të tanishëm dhe nuk merren masa të paprecedentë për të frenuar rritjen, thuhet në raportin e IPCC 2018. 


Më të lexuarat