Secondary Adv

Ngrohja globale po rrit nivelin e detit me 1 mm cdo vit

Share on Google+

Shkrirja e akullnajave ka kontribuar në rritjen e nivelit të detit me më shumë se një inç në mbarë botën.   

 

Ngrohja globale po shkakton shkrirjen e akullnajave, gjë që ka rritur nivelet e detit me më shumë se një inç ose 27 mm që nga viti 1961. 

 

Një studim sugjeron se masa totale akujve e humbur nga akullnajat është shumë më tepër sesa ishte menduar më parë. Bazuar në gjetjet e tyre, autorët sugjerojnë se akullnajat pothuajse mund të zhduken në disa zona malore deri në vitin 2100 duke përfshirë këtu Kaukazin, Evropën Qendrore, Kanadanë Perëndimore, SHBA dhe Zelandën e Re. Temperaturat në ngrohje po shkaktojnë shkrirjen e tyre dhe ekspertët tani besojnë se akullnajat e shkrira përbëjnë 25 deri në 30 përqind të rritjes aktuale të nivelit të detit. 

 

Një ekip hulumtues ndërkombëtar kombinoi vëzhgimet akullnajore me matjet satelitore për të përcaktuar me saktësi ndryshimet në akullnajat dhe si kjo ndikoi në nivelin e detit. Imazhet satelitore i lejonin kërkuesit të gjurmonin sipërfaqen e Tokës dhe dhanë të dhëna për trashësinë e akullit dhe si ndryshoi ajo gjatë viteve. Hulumtuesit pastaj ishin në gjendje të vërenin ndryshimet e trashësisë së akullit në më shumë se 190,000 akullnaja në mbarë botën. Akullnajat në Alaska, Patagoni dhe në rajonet e Arktikut rezultuan të jenë kontribueset më të mëdha në shkrirjen e akujve.  

 

Akullnajat në Alpet Europiane, Kaukaz dhe Zelandën e Re gjithashtu u prekën, por për shkak të madhësisë së tyre relativisht të vogël, luajnë vetëm një rol të vogël kur bëhet fjalë për nivelin e detit. Matjet glaciologjike të bëra në terren ofrojnë luhatje vjetore, ndërsa të dhënat satelitore na lejojnë të përcaktojmë humbjen e përgjithshme të akullit gjatë disa viteve apo dekadave. Humbja globale e akullit në akullnaja është rritur ndjeshëm gjatë 30 viteve të fundit. 

 

Kjo zbuloi një statistikë shqetësuese që humbet çdo vit 335 miliardë ton akull nga akullnajat. Kjo korrespondon me një rritje në nivelet e detit prej gati 1 milimetër në vit. Globalisht, ne humbim rreth tre herë volumin e akullit të ruajtur në tërësinë e Alpeve Europiane çdo vit, thonë studiuesit.


Më të lexuarat