Secondary Adv

Risia e Walmart, robote qe pastrojne dhe bejne inventarin

Share on Google+

Walmart është duke përdorur robotë në vend të njerëzve për të zëvendësuar detyra si pastrimi i dyshemese dhe skanimi i inventarit të mallit në supermarket.    

 

Në përpjekje për të shkurtuar kostot në disa detyra të mundimshme dhe shpesh jo shumë të pëlqyera nga njerëzit, Walmart po përdor robotë për të pastruar dyshemetë e supermarketeve. 

 

Gjithashtu një tjetër punë e bërë më parë nga punonjës njerëz është bërja e inventarit si dhe identifikimi dhe nxjerrja e artikujve që mungojnë në raftet e supermarketit. Aktualisht Walmart është duke përdorur rreth 600 robotë të cilët bëjnë automatikisht inventarin si dhe 300 të tjerë të cilët zbulojnë mungesat e artikujve në rafte.   

 

E gjitha kjo do ketë kosto tek punonjësit njerëz, sepse sa më shumë robotë të përfshijë Walmart në supermarketet e tij, më pak njerëz do ti duhen për të punësuar dhe si rrjedhojë më shumë para do kursejë në 4,600 dyqanet në të gjithë Amerikën. Walmart thotë se megjithëse ka ulur numrin e punonjësve për disa detyra, është duke punësuar punonjës që të përqëndrohen në rritjen e biznesit të shërbimit në internet. 

 

Walmart duket se po përpiqet të bëjë shërbimin e saj ushqimor në internet konkurrues ndaj AmazonFresh dhe shërbimit të ofruar nga Whole Foods të Amazon Prime Now, të cilat janë ende në zgjerim.


Më të lexuarat