Secondary Adv

Kombet e Bashkuara paralajmerojne zhdukjen e 1 mln specieve

Share on Google+

Natyra gjendet në vështirësi si kurrë në historinë njerëzore, me zhdukjen që po kaplon më shumë se 1 milion lloje bimësh dhe kafshësh, thonë ekspertët.   

 

Kjo është gjetja kryesore e raportit të parë të plotë të Kombeve të Bashkuara mbi biodiversitetin, shumëllojshmëria e bimëve dhe kafshëve në botë ose në një habitat të veçantë. 

Raporti i sotëm thotë se speciet po humbasin në një normë dhjetëra ose qindra herë më shpejt se në të kaluarën. Shumë nga efektet më të këqija mund të parandalohen duke ndryshuar mënyrën se si rrisim ushqimin, prodhojmë energji, merremi me ndryshimet klimatike dhe hedhim mbeturinat, tha raporti. Kjo përfshin veprime të bashkërenduara nga qeveritë, kompanitë dhe njerëzit. Individët mund të ndihmojnë me ndryshime të thjeshta në mënyrën se si ata hanë dhe përdorin energji, u tha në raport. 

Kjo nuk do të thotë të bëhesh vegjetarian ose vegan, por të balancosh mishin, perimet dhe pemët, dhe të ecësh dhe të përdorësh më shumë bçikletën. Një ekspert kryesor ka thënë se njerëzimi është 'duke e mbytur' planetin dhe, ndoshta të ardhmen e tij. Më shumë se gjysmë milioni specie në tokë nuk kanë habitat të mjaftueshëm për mbijetesë afatgjatë dhe ka të ngjarë të zhduken, disa brenda dekadave. 

 

Gjetjet nuk kanë të bëjnë vetëm me ruajtjen e bimëve dhe kafshëve, por për ruajtjen e një bote që po bëhet më e vështirë për njerëzit për të jetuar, tha një ish-shkencëtar i NASA i cili drejtoi raportin. 'Ne vërtet kërcënojmë sigurinë e mundshme të ushqimit, sigurinë e ujit, shëndetin e njeriut dhe strukturën shoqërore' të njerëzimit, u shpreh ai. Luftimi i ndryshimeve klimatike dhe ruajtja e llojeve janë po aq të rëndësishme, tha raporti, dhe puna për të dy problemet mjedisore duhet të shkojë dorë më dorë. 

Të dy problemet e përkeqësojnë njëri-tjetrin, sepse një botë më e ngrohtë do të thotë më pak specie dhe një botë me më pak biodiversitet do të thotë më pak pemë dhe bimë për të hequr dioksidin e karbonit nga ajri. Shkëmbinj nënujorë të koraleve të botës janë një shembull i përkryer për ndërthurjen e ndryshimeve klimatike dhe humbjes së llojeve.


Më të lexuarat