Secondary Adv

Shkencetaret krijojne plastiken 100 per qind te riciklueshme

Share on Google+

Një nga problemet më të mëdha me plastikën është se edhe plastikat e riciklueshme nuk janë gjithmonë në gjendje të shkatërrohen dhe të përdoren përsëri. 

 

Plastika është e lirë dhe e lehtë për t'u bërë, ato shpesh janë jashtëzakonisht të qëndrueshme, dhe gjithashtu zgjasin gati përgjithmonë. 

Një përpjekje e re kërkimore e udhëhequr nga shkencëtarët në Berkeley Lab mund të sigurojë një zgjidhje për sa i përket formës së plastikës e cila është e projektuar për tu ricikluar plotësisht pas përdorimit."Shumica e materialeve plastike kurrë nuk janë bërë për t'u ricikluar," tha në një deklaratë Peter Christensen, autori kryesor i studimit. Por kemi zbuluar një mënyrë të re për të mbledhur plastikë që merr në konsideratë riciklimin nga perspektiva molekulare, u shpreh ai. 

Ka shumë pengesa që e bëjnë të vështirë riciklimin e plastikës. Shqetësimi kryesor për ekipin hulumtues ishte gjetja e një mënyre për të ndarë polimerët e plastikës nga aditivët e ndryshëm të cilët shpesh përdoren për t'i dhënë cilësitë specifike produktit të përfunduar. Këto kimikate shpesh mbeten të ngjitura në plastikë edhe pasi të jenë përpunuar, duke kufizuar rëndë sasinë e materialit që mund të riprodhohet. Shkencëtarët zhvilluan një lloj të ri të materialit plastik të quajtur poli (diketoenamine), ose PDK. 

 

PDK ndryshon nga plastika tradicionale në mënyrën se si aditivët lidhen me të dhe, ndryshe nga plastikat që grumbullohen në fabrikat e riciklimit sot, lidhjet e formave plastike të PDK me kimikate të tjera janë të kthyeshme nëpërmjet një banje acidi. Thënë thjeshtë, riciklimi i plastikës PDK lejon që materiali bazë të jetë plotësisht i ndarë nga çdo kimikat shtesë që u shtua më vonë. 

Duke shkuar përpara, hulumtuesit planifikojnë të testojnë plastikën e re me një shumëllojshmëri aditivësh për të demonstruar potencialin e saj, duke siguruar që gjithmonë mund të prishen në formën e saj më elementare dhe të shndërrohen në diçka të re. Nëse gjithçka shkon mirë, mund të jemi në prag të një revolucioni plastik.


Më të lexuarat