Secondary Adv

Samsung njofton shtyrjen pa afat te shitjeve per Galaxy Fold

Share on Google+

Samsung është duke u përgatitur për të anulluar të gjitha porositë e pajisjes së saj Galaxy Fold në fund të muajit, për shkak të problemeve të shfaqura me ekranin. 

 

Vetëm pak ditë nga hedhja në treg e pajisjes me dizajn revolucionar Galaxy Fold, Samsung u desh të tërhiqte pajisjet e saj dhe të shtynte daljen në treg, kjo si pasojë e problemeve të shfaqura me ekranin. 

 

Gabimet janë gjetur në dobësinë e pjesës ku bashkohet telefoni, si dhe tek largimi aksidental i një xhami mbrojtës që është në të vërtetë pjesë përbërëse e pajisjes. Telefoni i ri ishte planifikuar fillimisht për daljen në tregun e SHBA më 26 prill dhe më 3 maj në Britaninë e Madhe, por Samsung u detyrua ta braktiste këtë afat. Nuk është e qartë tani kur Galaxy Fold do të jetë gati për klientët të cilët tashmë kanë bërë porosinë e pajisjes, dhe gjithashtu se kur do të vihet në dispozicion për blerje në dyqane. 

 

Megjithatë, prodhuesi zgjodhi të shtyjë lëshimin e pajisjes vetëm disa ditë para se të shpërndahej tek klientët që e kishin porositur paraprakisht atë, pasi testuesit raportuan se përjetonin probleme me ekranin. Brenda një dite të përdorimit, disa shqyrtues zbuluan se gjysma e ekranit të pajisjes së tyre ndalonte së punuari dhe errësohej, ndërsa të tjerë raportuan se një pjesë e ekranit ndizet dhe fiket. 

Të tjerë dëmtuan aksidentalisht pajisjen duke hequr një shtresë mbrojtëse jetësore të cilën e ngatërruan me një pjesë të paketimit të smartfonëve. Shqyrtimet negative kanë detyruar Samsung që të tërheqë daljen në treg të pajisjes në një afat të pacaktuar. Përkundër këtyre problemeve, Samsung nuk ka qenë i dekurajuar të shpallë se ka në plan të shtojë gamën Galaxy Fold me dy pajisje të reja me ekrane që palosen në dy, e jo në një vend. 

 

Gjithashtu më herët kujtojmë se Samsung gjithashtu ka njoftuar se ka në plan të prodhojë më shumë se 1 milion pajisje që palosen, në vitin e tyre të parë. 


Më të lexuarat