Secondary Adv

Oqeani Atlantik mund te perballet ne te ardhmen me tkurrjen e tij

Share on Google+

Një pllakë tektonike në Oqeanin Atlantik po fillon një proces të padëshmuar më parë që mund të tkurrë oqeanin duke çuar masën tokësore evropiane drejt Kanadasë.  

 

Nëse modeli kompjuterik i realizuar është i saktë, do të ishte hera e parë që një pllakë të ishte kapur në një proces të quajtur 'peeling', ku fundi i një pllake tektonike zhvendoset nga maja, duke i shkaktuar ato të thërrmohen nën njëra-tjetrën. 

 

Dy herë gjatë historisë së regjistruar, zona ka qenë burimi i tërmeteve shkatërruese, njëra prej të cilave shkatërroi qytetin e Lisbonës në mesin e viteve 1700. Megjithëse ishte hipotetizuar se një zonë e pazakontë ishte nën sipërfaqe, deri tani, asnjë studiues nuk kishte prodhuar prova të forta. Duke përdorur një përzierje të leximeve sizmike, pohimeve të bazuara në ngjarjet e mëparshme dhe atë që Duarte quan 'lidhjen e pikave', shkencëtarët ishin në gjendje të zhvillonin modele 2D, të cilat tregojnë për procesin e dyshuar 'peeling' për herë të parë.   

 

Në mënyrë të veçantë, hulumtuesit mendojnë se ky proces i lidhur me lëvizjen e pllakave tektonike është katalizuar nga uji i oqeanit që depërton në sipërfaqen e pllakave dhe reagon me shkëmbinjtë për të krijuar një mineral të gjelbër. Ata hipotetizuan se ky proçes arrin të dobësojë shtresën e poshtme të pllakës tektonike duke e bërë atë më pas të ndahet nga shtresa e sipërme. 

 

Zonat e dobësuara, ashtu si një e re e mundshme e dyshuar nga shkencëtarët, janë një forcë lëvizëse prapa formimit të kontinenteve të Tokës, pasi ata vendosën në lëvizje pllaka masive tektonike të cilat janë përplasur tri herë gjatë ekzistencës së Tokës më shumë se 4.5 miliardë vjeçare për të formuar superkontinente. Megjithatë, duke shtuar besueshmërinë e gjetjeve të Duarte, janë modele paraprake që parashikojnë se Toka mund të jetë shtëpia e një kontinenti gjigant në 50 milionë vitet e ardhshme të quajtur Pangea Proxima. 

Ashtu si hulumtimi i Duarte, lëvizja e ardhshme e pllakave tektonike, sidomos për sa i përket dhjetëra miliona viteve është i vështirë të parashikohet.


Më të lexuarat