Secondary Adv

Lenovo po krijon kompjuterin e pare fleksibel

Share on Google+

Në eventin Accelerate të Lenovo në Orlando, kompania zbuloi një kompjuter prototip i cili sipas kompanisë është i pari kompjuter fleksibël që paloset.   

 

Ky kompjuter i palosshëm mund të veprojë si një laptop me ekran të vogël, një monitor me ekran të madh, një tablet me format libri ose një bllok skicash me majë shkruese. 

 

Ende pa emër, por për shkak të bashkimit me familjen ThinkPad X1, kompjuteri i palosshëm është sa madhësia e rreth dy ekraneve 13 inç të një laptopi të bashkuara së bashku, me një ekran fleksibël OLED me prekje që përfshin një anë të tërë dhe duke ofruar një ekran me rezolucion 2K. Kompjuteri fleksibël i Lenovo do të punojë me Windows, dhe njerëzit që e kanë parë atë nga afër janë duke thënë se përmban një raport 4: 3, kur është i palosur.  

Modeli ka një bateri e cila supozohet nga kompania se mund të zgjasë gjithë ditën dhe gjithashtu si dhe portat USB-C në pjesët anësore të tij. Mendohet se ky kompjuter fleksibël do të përmbajë edhe një majë shkruese e cila do e bëjë më komod përdorimin, ngjashëm me një tablet. Por është projektuar gjithashtu që të jetë një PC plotësisht i vlefshëm. 

 

Mund të hapësh një tastierë me prekje në fund të ekranit dhe ta përdorësh atë si një laptop. Por kompjuterin prototip të Lenovo mund ta lidhni edhe me një tastierë Bluetooth dhe maus gjithashtu, ose ta përthyeni dhe ta mbështesni diku në formatin e laptopit, si dhe në funksionin e një desktopi vetëm në pak çaste. Natyrisht, do të mbështesë gjithashtu edhe konfigurimin e shumë monitorëve. 

 

Është e qartë se bëhet fjalë për një kompjuter jashtëzakonisht fleksibël në çdo kuptim të fjalës, por pa pasur një model të përfunduar të tij në dorë, nuk mund të themi nëse do të ketë efekt pozitiv tek përdoruesit. Çmimi, disponueshmëria dhe shumë detaje të tjera nuk do të jenë në dispozicion deri në vitin 2020.  


Më të lexuarat