Secondary Adv

Shkencetaret paralajmerojne tkurrjen e Henes

Share on Google+

Sipas disa gjetjeve të fundit të shkencëtarëve, Hëna po përjeton versionin e vet të tërmeteve të cilat shkaktojnë si pasojë tkurrjen e këtij planeti.   

 

Të ashtuquajturat 'termete të hënës' janë rezultat i të qënurit tektonikisht aktiv i këtij planeti, të cilat po e detyrojnë Hënën të tkurret gradualisht. Brendësia e saj është duke u ftohur gjë e cila shkakton kontraktimin e sipërfaqes, por sipërfaqja e brishtë çahet dhe formon gjurmë si shkëmbinjtë e quajtur skarpate. 

 

Ato u zbuluan për herë të parë më shumë se 50 vjet më parë nga astronautët e Apollo dhe analizat kanë zbuluar që ato ende formohen. Të paktën tetë nga 28 rrëshqitjet e regjistruara nga viti 1969 deri më 1977, mund të rezultojnë nga aktiviteti i vërtetë tektonik, thonë studiuesit. Kjo është lëvizja e pllakave në koren e hënës. 

 

Ata thonë se këto shenja në sipërfaqen e Hënës kanë më shumë gjasa të jenë formuar që nga ndikimet asteroide ose tronditjet e thella në brendësi të planetit. Fotografitë gjithashtu tregojnë prova fizike të lëvizjes së rrëshqitjeve gjeologjike të fundit, të tilla si rrëshqitja e dheut dhe gurët e rënë. Kamera e LRO-së ka identifikuar mijëra shkëmbinj me formë të çuditshme, që shtrihen nga jugu në polet e veriut,dhe gjetën që hëna po zvogëlohet. 

 

Por hëna ka gjasa të përjetojë tërmetet edhe sot, thonë studiuesit. Studiuesit zbuluan gjithashtu se gjashtë prej tetë tërmete ndodhën kur hëna ishte në ose pranë apogee, pika në orbitën e hënës kur është larg nga Toka. Hëna rrudhet ndërsa brendësia e saj ftohet dhe zvogëlohet, aq shumë sa ajo tkurret mjaft në formën e saj. 

 

Për shkak se erozioni gradualisht errëson materialin në sipërfaqen hënore, zonat më të ndritshme tregojnë rajone që janë ekspozuar së fundmi nga një ngjarje e jashtëzakonshme si një tërmet i hënës.


Më të lexuarat