Secondary Adv

5G do jete pjese e fluturimeve ajrore brenda 2021

Share on Google+

Përhapja e rrjetit 5G në mbarë botën ka filluar zyrtarisht, por për momentin, shumë pak pajisje dhe qytete në të vërtetë mbështesin teknologjinë. 

 

Paçka se teknologjia është bërë tashmë e njohur në të gjithë botën, dhe shumë kompani janë në përpjekje për ta ofruar atë për përdoruesit, ende ndjehet sikur është vite larg nga të qenit e zakonshme.

Ne ende nuk e dimë se kur shumica prej nesh do të mund të përfitojë nga shpejtësitë e rrufeshme të 5G, por një njoftim nga Gogo duket se sugjeron se teknologjia wireless do të jetë shumë më e përhapur pas dy vitesh. Të mërkurën, Gogo zbuloi se ka në plan të ndërtojë një rrjet 5G për aviacionin. Rrjeti do të dizajnohet për përdorim në fluturimet e biznesit, avionët komercialë, dhe avionë të vegjël që operojnë brenda SHBA dhe Kanadasë. 

 

Gogo dëshiron të ketë rrjetin gati dhe funksional për fluturime biznesi dhe komerciale deri në vitin 2021. Ne presim që të lançojmë Gogo 5G në të njëjtën kohë kur kompanitë tokësore të telekomunikacionit po vendosin të njëjtën gjeneratë të teknologjisë në terren, të parën për sa i përket lidhjes në industrinë e fluturimeve ajrore, tha Oakleigh Thorne, CEO i Gogo, në një postim. 

 

Gogo 5G është hapi tjetër në evolucionin tonë të teknologjisë dhe pritet të ofrojë një eksperiencë të pashembullt të përdoruesit, duke sjellë performancë të lartë me vonesë të ulët dhe rrjetëzim të gjerë, u shpreh gjithashtu CEO i Gogo. Rrjeti 5G do të ndërtohet mbi infrastrukturën ekzistuese të kompanisë, e cila konsiston në 250 shtylla, dhe do të përdorë spektrin e pa licencuar në rangun 2.4GHz. 

 

Duke mbështetur të gjitha llojet e spektrit dhe grupet, Gogo do të jetë në gjendje të përfitojë nga çdo teknologji e re që lind.


Më të lexuarat