Secondary Adv

Amazon sjell dronin autonom per shperndarje ne shtepia

Share on Google+

Një dron autonom i gjeneratës së ardhshme i krijuar nga Amazon, së shpejti do të bëjë shpërndarjen e porosive drejt e në oborrin e shtëpisë së konsumatorëve.   

 

Gjigandi i tregtisë elektronike njoftoi në konferencën e tij inauguruese: MARS, në Las Vegas se planifikon të përdorë dronë vetëdrejtues për të dërguar pako në shtëpitë e blerësve në muajt e ardhshëm. 

 

Njoftimi erdhi pasi Amazon gjithashtu zbuloi një rrymë të përditësimeve të tjera, duke përfshirë 'StyleSnap', e cila mendohet si një Shazam për rroba, si dhe aftësi të reja për Alexa, ndihmësin e tij dixhital të pajisur me inteligjencën artificiale.  

Amazon thotë se teknologjia me të cilën është pajisur droni, është teknologji e përparuar e dronëve automatikë të shpërndarjes. Ndryshe nga versionet e mëparshme, droni i ridizenjuar i Amazon vepron ngjashëm me një helikopter, duke qënë se është i aftë për ulje dhe nisje vertikale. 

 

Motorët e droni janë mbuluar plotësisht për të rritur sigurinë e pajisjes. Dizajni ynë më i ri i droni përfshin avancimet në efikasitet, stabilitet dhe, ç'është më e rëndësishmja, në siguri, tha një ekzekutiv i Amazon në një postim në blog. 

 

Wilke tha se dronët janë plotësisht elektrike, mund të fluturojnë deri në 15 milje dhe të mbajnë pako që peshojnë deri në pesë kilogramë. Droni përdor një kombinim të kamerave termike, kamerave të thellësisë dhe sonarë për të zbuluar objekte përreth tij. 

 

Amazon ka punuar për shpërndarjen përmes dronit për vite me radhë. Amazon tani po punon për të siguruar miratimin nga Administrata Federale e Aviacionit për dizajnin.


Më të lexuarat