Secondary Adv

Transvolution, makina sportive qe shnderrohet ne dron

Share on Google+

Transvolution, është një koncept radikal i makinave sportive fluturuese të cilat mund të jenë një zgjidhje për të evituar bllokimin në një trafik të rënduar.    

 

E quajtur Transvolution, makina sportive e stilit Batman ka një dron pasagjerësh që ndahet nga baza e makinës dhe fluturon. Ajo u zhvillua nga projektuesi Martin Rico për Imaginactive, një firmë me bazë në Kanada e cila shfaq konceptin e makinave të së nesërmes. 

 

Dizajni i saj do të thotë se shoferët mund të zgjedhin të përdorin automjetin në tokë ose në qiell. Mjeti përbëhet nga tre shtresa. Në pjesën e poshtme është baza e një makine elektrike sportive, ndërsa një kabinë qendrore qëndron e vendosur në mes, ku ulen shoferi dhe udhëtarët. 

Shtresa e lartë është një krah i shkëputur i pajisur me motorë elektrikë, ku në rast fluturimi, dy shtresat e sipërme do të shkëputeshin nga baza. Transvolution është një koncept radikal i cili kombinon udhëtimin ajror dhe atë rrugor duke lejuar udhëtarët të arrijnë destinacionet e qendrës së tyre shumë më shpejt dhe në mënyrë efikase, u shpreh kompania.

 

Krahu i dronit mund të shkëputet lehtësisht nga kabina dhe të fluturojë në stacionin më të afërt të karikimit duke përdorur kapacitetin VTOL. Baza e ulët e makinës do të ishte e ngjashme me një makinë sportive elektrike të projektuar për përdorim në rrugë.

 

Kjo strukturë unike është ende një koncept, dhe mbetet e paqartë kur, ose edhe nëse, do të bëhet realitet. Megjithatë, tashmë ka shumë makina fluturuese të cilat po zhvillohen. Kombinimi i një automjeti rrugor me atë fluturues duket si zgjidhja perfekte për rrugët e mbingarkuara, duke kursyer kohë për të gjithë. 


Më të lexuarat