Secondary Adv

General Motors krijon gomat e para pa ajer

Share on Google+

Epoka e gomave të shpuara mund të përfundojë pasi gomat e para pa ajër mund të jenë në dispozicion për tu blerë deri në vitin 2025.  

 

Michelin dhe General Motors njoftuan projektin, i cili ka qenë në zhvillim për pjesën më të mirë të dy dekadave dhe thotë se do të kërkonte zero mirëmbajtje. E ashtuquajtura gomë Uptis është bërë nga tekstil me lesh xhami me rezinë dhe një rrotë alumini. 

 

Krijimi i saj ka kërkuar deri në 50 patenta për të mbrojtur teknologjinë dhe krijuesit e saj pretendojnë se mund të përsërisin performancën e gomave aktuale duke qenë gjithashtu edhe më të mira për mjedisin, më të qëndrueshme dhe më të lira gjithashtu. 

Krijimi i kësaj gome do të sjellë më pak stres dhe më shumë paqe mendore, duke e ditur se nuk ka më rrezik të gjesh veten në anën e rrugës për shkak të një gome të shpuar tha kompania. Gjithashtu dizajni mund të jetë i printuar 3D dhe do të ishte më i qëndrueshëm dhe ka gjasa të përmirësojë ekonominë e karburantit. 

 

Ne kemi një ambicie në 30 vitet e ardhshme që të jemi 80 për qind të rinovueshëm në çdo gjë. Ne duhet të lëvizim drejt një të ardhme më të qëndrueshme ku mund të ofrojmë zgjidhje që kanë më pak ndikim në mjedisin në përgjithësi. 

 

GM dhe Michelin thonë se objektet shpuese dhe goditjet do të jenë jo-shqetësuese dhe pamundësia për ti mbushur me ajër apo për ti fryrë do të thotë se do të kenë një jetëgjatësi më të madhe. 

 

Dizajni revolucionar gjithashtu do të bëjë të mundur zëvendësimin e gomës me një shtresë të re, në mënyrë që të mos jetë nevoja për ta ndërruar të gjithë gomën. Një gjë e tillë do të ulë koston, materialet dhe kohën për prodhuesit dhe konsumatorin. 


Më të lexuarat