Secondary Adv

Krijohen skanerat qe ofrojne pamje te qarta 3D te valixhes

Share on Google+

Pasagjerët në aeroportin Heathrow mund të mbajnë lëngje dhe laptop brenda valixheve teksa kalojnë në kontrollet e sigurisë, falë këtyre skanerave të rinj.      

 

Ky aeroport në Londër njoftoi se po investon rreth 50 milion paund në një pajisje skanuese kompjuterike ose CT, brenda 3 viteve të ardhshme. Teknologjia e cila tashmë përdoret në spitale për skanera të trupit, mund të ofrojë pamje të qarta në 3D të përmbajtjes së valixhes. 

 

Falë kësaj teknologjie shpresohet se do të eliminohen rradhët e gjata të sigurisë, si dhe gjithashtu nevojën për të mbajtur lëngjet në paketime transparente. Ky aeroport do të jetë i pari që do të testojë teknologjinë dhe shpresohet se do të sjellë përfitime si për pasagjerët ashtu edhe në të mirë të sigurisë së aeroportit dhe udhëtarëve. 

 

Kjo pajisje inovative e re do të sigurojë që Heathrow të vazhdojë të ofrojë një përvojë të sigurt dhe të qetë udhëtimi për pasagjerët, teksa planifikohet përfshirja e kësaj teknologjie të re të sigurisë dhe kontrollit, në aeroportet anembanë vendit, u shpreh krijuesi i saj.

 

Ndalimi i lëngjeve hyri në fuqi në Europë në vitin 2006 pasi policia britanike zbuloi një kërcënim për hedhjen në erë të avionëve transatlantikë duke përdorur bomba të bëra nga eksplozivë të lëngshëm. Rregullat e reja të sigurimit në të cilat janë të ndaluara lëngjet në bagazhet e dorës, janë përfshirë në çdo aeroport në botë. 

 

Udhëtarët shpesh janë të detyruar të hedhin pije, shishe parfumi dhe madje edhe tubetë të kremrave të diellit përpara kalimit të tyre për në avion.


Më të lexuarat