Secondary Adv

Nje asteroid gjigand rrezikon te preke Token kete shtator

Share on Google+

Një asteroid gjigand do të lëvizë shumë pranë Tokës këtë shtator dhe sipas shkencëtarëve ekziston një mundësi e vogël që ky asteroid të na godasë ne. 

  

Agjensia Hapësinore Europiane ose ndryshe ESA e ka listuar asteroidin si objektin e katërt më shqetësues në listën e saj me 10 objektet hapësinore, për të cilat ekziston një probabilitet që ato të përplasen e planetin tonë. 

 

Asteroidi i cili pritet ti afrohet planetit tonë në fillim të vjeshtës së këtij viti, është quajtur 2006 QV89, dhe është aktualisht duke udhëtuar me një shpejtësi rreth 27,400 milje për orë. Sipas shkencëtarëve ky asteroid ka një shans prej 1 në 7,299 për të goditur Tokën. 

Megjithatë nëse një përplasje e tillë ndodh, atëherë gjasat janë që ajo të jetë në datën 9 shtator të këtij viti, dhe bëhet me dije se përmasat e tij janë sa gjysma e meteori që shpërtheu në Rusi në 2013. Kujtojmë që një asteroid i tillë shkaktoi deme tek më shumë se rreth 1.500 njerëz. 

 

Parashikimet paraprake mbështesin faktin se asteroidi do të kalojë pranë Tokës në një distancë prej mbi 4.2 milion milje, por ESA mendon se ka një shans shumë të vogël as gati 1 për qind që parashikimi të jetë i gabuar. Diametri i asteroidit është gati më shumë se 164 këmbë, përafërsisht më i madh se meteori Tunguska që u përplas me Tokën në 1908. 

 

Zona e prekur nga shpërthimi i këtij meteori ishte më e madhe se Londra, prandaj 2006 QV89 mund të jetë e aftë të sjellë një diametër më të gjerë shpërthimi. 


Më të lexuarat