Secondary Adv

Telefonat Huawei nuk do kene me aplikacionet e Facebook

Share on Google+

Facebook nuk do lejojë më instalimin paraprak të aplikacioneve të tij në telefonat Huawei pas ndalimit nga qeveria Amerikane lidhur me shqetësimet e privatësisë. 

 

Konsumatorët që tashmë kanë telefona Huawei do të vazhdojnë të jenë në gjendje të përdorin aplikacionet e tyre dhe të marrin përditësime, thotë Facebook. Por telefonat e rinj Huawei nuk do të jenë më në gjendje të kenë aplikacionet e Facebook, WhatsApp dhe Instagram të para instaluara. 

Shitësit Smartphone shpesh hyjnë në marrëveshje biznesi për të instaluar paraprakisht aplikacione të njohura si Facebook. Aplikacionet që përfshijnë Twitter dhe Booking.com gjithashtu vijnë të para-instaluara në telefonat Huawei në shumë tregje. Masa nga Facebook e dëmton opinionin e shitjeve për Huawei, biznesi i smartphoneve i të cilit u bë gjeneratori më i madh i të ardhurave të tij vitin e kaluar, i mundësuar nga rritja e fortë në Evropë dhe Azi. 

Playstore e Google dhe të gjitha aplikacionet e Google do të jenë ende në dispozicion për modelet aktuale të telefonave Huawei, duke përfshirë ato që ende nuk janë shitur apo janë ndërtuar. Ndalimi i Facebook, në të kundërt, zbatohet për çdo telefon Huawei që ende nuk ka lënë fabrikën, sipas një personi të njohur me këtë çështje. 

Facebook nuk pranoi të komentonte në lidhje me pezullimin. Në maj, Uashingtoni i ndaloi kompanitë amerikane që të furnizonin teknologjinë Huawei, pjesë e një fushate të gjatë kundër kompanisë. Blerësit e modeleve të tanishme të telefonit Huawei që nuk kanë Facebook të para instaluar ende do të jenë në gjendje të shkarkojnë atë nga Google PlayStore. 

Versione të së ardhmes të telefonave Huawei, megjithatë, nuk do të kenë qasje në Google Playstore dhe në aplikacionet e saj, përveç nëse qeveria e SHBA ndryshon masat.


Më të lexuarat