Secondary Adv

iOS 13 do ju tregoje se kur aplikacionet ju gjurmojne

Share on Google+

Apple po i lejon përdoruesit të mësojnë më shumë rreth asaj se si aplikacionet ndjekin vendndodhjen e tyre.    

 

Prodhuesi i iPhone po lançon një tipar të ri të privatësisë në iOS 13 dhe në mesin e tyre është një opsion që i tregon përdoruesit një hartë ku aplikacionet i kanë gjurmuar ato, sipas 9to5Mac. 

Përdoruesve do tu shfaqet një hartë për aplikacionet që ndjekin vendndodhjen e tyre në mënyrë jo të dukshme, siç janë Google Maps ose Instagram. Një screenshot i funksionit nga 9to5Mac tregon se së bashku me një hartë, Apple jep një përshkrim të asaj se pse aplikacioni i veçantë po kërkon këto të dhëna. 

 

Duket se edhe kur përdoruesit zgjedhin "lejo gjithmonë", ata ende do të marrin pop-ups periodike nga Apple duke kërkuar nëse duan të vazhdojnë tu japin aplikacioneve nivelin e njëjtë të autorizimit. Në përgjithësi, duhet të ndihmojë përdoruesit të jenë më të vetëdijshëm për llojet e të dhënave që aplikacionet po grumbullojnë dhe sa shpesh ndodh kjo. 

Përdoruesit mund të përzgjedhin opsionin "Ndrysho vetëm në përdorim", që do të thotë se aplikacioni do të mbledhë vetëm të dhënat e vendndodhjes kur të hapet në pajisjen tuaj. Pop-up janë vetëm një nga shumë mënyra që Apple po përdor në përpjekje për të rritur sigurinë e përdoruesit në iOS 13. Apple gjithashtu do t'u lejojë përdoruesve të ndajnë vendndodhjen e tyre me një aplikacion vetëm një herë.  

 

Kur një aplikacion kërkon qasje në vendndodhjen e përdoruesve, përdoruesit do të duhet të japin leje të qartë. Deri tani, përdoruesit mund të zgjedhin midis "Gjithmonë", "Asnjëherë" ose "Gjatë përdorimit", kur ndajnë vendndodhjen e tyre. Nëse dikush përzgjedh "Gjithmonë", do të thotë që aplikacionet mund të gjurmojnë vendndodhjen e tyre vazhdimisht në sfond, shpesh kur përdoruesit nuk janë në dijeni. 


Më të lexuarat