Secondary Adv

Uber prezanton taksine fluturuese luksoze

Share on Google+

Uber më në fund ka ndarë pamjet e taksisë fluturuese që pritet të transportojë deri në katër pasagjerë si pjesë e shërbimit të quajtur Uber Air. 

 

Më parë, Uber kishte ndarë dizajne dixhitale të prototipit të automjetit, por tani automjetet po i afrohen ngritjes. Si pjesë e zbulimit, Uber njoftoi gjithashtu se pret që platforma ajrore për udhëtim të jetë në dispozicion të publikut deri në 2023, pas testimeve që do të zhvillohen vitin e ardhshëm. 

Nuk është ende e qartë se sa do të kushtojë një udhëtim me Uber Air, por firma pret që ajo të jetë më e lirë se një udhëtim i zakonshëm me helikopter. Për pjesën më të madhe, brendësia e një taksie Uber Air duket mjaft e ngjashme me një helikopter tradicional. Taksitë Uber Air duhet të mbajnë katër pasagjerë në destinacionin e tyre shpejt dhe pa shumë ndërprerje. 

Kjo është kryesisht për shkak se çdo udhëtim Uber Air është vlerësuar të marrë jo më shumë se 20 minuta nga pika e nisjes në atë të mbërritjes. Ndërsa taksitë janë të pajisur me pajisje dhe opsione të teknologjisë së lartë, ato ende shfaqin elementë të luksit. 

 

Secila prej katër ndenjëseve është kthyer në drejtim të jashtëm drejt dritares, në mënyrë që udhëtarët të mos kenë nevojë të bashkëveprojnë nëse do të preferonin një udhëtim të qetë. Vendet janë gjithashtu të veshur me material të butë lëkure në mënyrë që udhëtarët të mund të lëvizin me lehtësi brenda dhe jashtë taksisë ajrore. 

Ekzistojnë dritare në çdo anë të taksisë fluturuese të cilat u ofrojnë pasagjerëve pamje gjithëpërfshirëse gjatë udhëtimit të tyre. Uber Air nuk ka të ngjarë të jetë i lirë fillimisht, por pas disa vitesh, kompania beson se udhëtimi ajror mund të jetë po aq i lirë sa një makinë.


Më të lexuarat