Secondary Adv

8 ngjyrat me te perdorshme per ambiente dhe ndikimi i tyre ne emocionet tona

Share on Google+

A e dini se çfarë ndikimi kanë ngjyrat në nënndërgjegjen tuaj?

Nëse do të lyeni shtëpinë, duhet të lexoni patjetër rreth ngjyrave më të përdorshme dhe ndikimin e tyre në gjendjen emocionale të njeriut. Nëse jeni duke bërë ndryshime në shtëpinë tuaj ose po transformoni ambientin, zgjedhja e ngjyrës së duhur mund të jetë shumë e vështirë, sidomos kur doni që secila nga dhomat të stimulojnë humor të ndryshëm. Dhoma e fjetjes, për shembull, duhet t'ju bëjë të ndiheni të qetë dhe të relaksuar, ndërkohë që dhoma e ngrënies duhet t'ju bëjë të ndiheni më të gjallë dhe socialë. Këtu ekziston një dallim i qartë se si ndikojnë ngjyrat të ndryshme në humorin tonë.

 

1-    Ngjyra Blu

Bluja është një ngjyrë shumë qetësuese që mund t'ju bëjë të ndiheni të përqendruar, të relaksuar dhe të qetë. Dihet gjerësisht që kjo ngjyrë ndihmon në uljen e presionit të gjakut, të pastron mendjen dhe të mundëson frymëmarrje të qëndrueshme. Ndërsa dhomat blu janë të mrekullueshme për të qëndruar dhe për tu qetësuar, është e rëndësishme të theksohet se ngjyra blu pastel (e zbehtë) mund të vijë shumë e akullt apo e ftohtë. Bluja e hapur dhe e ngrohtë janë fantastike dhe balancohen lehtësisht me ngjyrat e ngrohta dhe në mobilim.

 

2-    E verdhë

Kjo ngjyrë është e shkëlqyer për kuzhinat. Rregullon humorin dhe rrit energjinë, diçka që ne zakonisht e duam që në mëngjes kur nisim ditën. E verdha përngjan me dritën e diellit dhe të jep një ndjenjë ngacmuese dhe gëzimi që të gjallëron.

 

3-    E bardha

E bardha inspiron frikën e papastërtisë në shumicën e njerëzve. Por lyerja e mureve me të bardhë është një mënyrë e shkëlqyer për të bërë që shtëpia juaj të duket më e gjerë dhe më e hapur dhe njerëzit brenda saj të jenë më neutralë. Jo domosdoshmërisht jep energji dhe as nuk nuk mund të quhet një ngjyrë që të jep qetësi, por e bardha të fal një mjedis të lumtur që ju lë të ndiheni të pastër. E bardha në vetvete me pak fjalë nënkupton mbrojtje, pafajësi dhe mirësi. Dhomat e bardha japin vetvetiu një ndjesi të pastërtisë. Lyerja e tavaneve me të bardhë është opsion i lehtë që shkon me çdo ngjyrë dhe jep iluzionin se tavani është më i lartë dhe dhoma është më e gjerë.

 

4-    E gjelbra

Kjo është një nga ngjyrat e mrekullueshme për zyrën tuaj, pasi simbolizon prosperitetin dhe ndihmon në reduktimin e ankthit apo stresit. Kjo është një nga ngjyrat më qetësuese për sytë tuaj dhe dihet që është kuruese, ju pastron mendjen dhe nxit qetësinë. Për ata që u pëlqen ambienti i jashtëm, gjithashtu mund të përjetojnë një ndjenjë të natyrës së qetë. Sikurse edhe bluja u përshtatet atyre që pëlqejnë vërtetë të jenë pranë ujit.

 

5-    E purpurt / vjollcë

Kjo është një ngjyrë e pasur dhe dramatike që historikisht ka qenë ngjyra e mbretërve dhe luksit. Ngjyra e purpurt e errët jep një ndjesi shumë romantike, misterioze dhe luksoze. Ajo është e mahnitshme për kreativitet. Ndërkohë duhet të dini që e purpurta e errët nuk është e përshtatshme për dhomën e fjetjes, ku dëshironi të çlodhni mendjen, ndërsa kur është më e çelët, si livando apo jargavan, do të ishin alternativa më të mira pasi ato janë qetësuese dhe të lehta.

 

6-    Ngjyrë portokalli

Portokallia është një ngjyrë shumë emocionuese që sjell një shpërthim energjie dhe entuziazëm. Është një ngjyrë e mrekullueshme për ambiente sportive, por jo aq e mirë për dhomat e fjetjes ku kërkojmë vetëm qetësi. Portokallia gjithashtu stimulon edhe oreksin. Nëse po përpiqeni të jeni pak më të shëndetshëm dhe të ndërgjegjshëm për kaloritë, nuk do t’jua rekomandonim këtë ngjyrë për kuzhinën tuaj.

 

7-    E kuqja

Ndërkohë që shumë njerëz e lidhin të kuqen me romancën dhe trëndafilat, ajo është e lidhur edhe me armiqësinë dhe zemërimin. E kuqja është e njohur për rritjen e presionit të gjakut, rrahjet e zemrës dhe nervozizmin. Është një ngjyrë e mrekullueshme për ambiente me njerëz shumë, veçanërisht në festa. Sugjerimi ynë është që ta mbani këtë ngjyrë në ambientet shoqërore, ambienteve çlodhëse.

 

8-    Rozë

Efekti Pink është diçka mjaft interesante. Kjo ju ndodh kur ekspozoheni ndaj shumë elementëve rozë, të cilët kanë efekt qetësues në sistemin nervor dhe ndihmon në lehtësimin e ndjenjave të zemërimit, agresionit dhe neglizhimit. Ndryshe nga e kuqja, sa më gjatë që të ekspozoheni ndaj ngjyrës rozë, aq më shumë do të qetësoheni. Tonet më të lehta të rozës janë fantastike për dhomat e fëmijëve dhe nxisin ndjenjat e dashurisë, gjallërisë dhe mirësisë. Burimi: https://www.countryliving.com/uk/homes-interiors/interiors/a732/how-colour-affects-mood/

Shërbimi i Klientit : +355 067 40 40 500


Më të lexuarat