Secondary Adv

Airspeeder, makina e pare fluturuese e garave

Share on Google+

Airspeeder quhet automjeti ajror i krijuar nga kompania australiane Aluda, e cila synon shkrirjen e një makine garash F1 me një dron.

 

Firma Australiane Alauda Racing ka prezantuar 'Airspeeder Mark 1', një helikopter me lartësi të ulët që shpreson të jetë fillimi i një lloj formula 1 për makinat fluturuese. 

 

Një mjet fluturues me një vend, në mënyrë efektive, shkrin një makinë F1 me një dron garash dhe do të debutojë në Goodwood Festival of Speed në Britaninë e Madhe këtë të enjte. 

Mundësuar nga një sërë baterish LiPo të afta për fuqi 500kw, 'Airspeeder' ka një lartësi maksimale prej 900m dhe pretendohet se posedon një raport më të madh të fuqisë ndaj peshës sesa një avion luftarak f-18 ose makinë garash të F1. 

 

Droni fluturon rreth 20 metra larg tokës dhe është i aftë të arrijë shpejtësinë deri në 200 km/h. Airspeeder është 4.03 metra i gjatë, 3.42 metra i gjerë dhe vetëm 0.9 metra i lartë, si dhe peshon vetëm 230 kg. 

 

Kompania shpreson se një ditë, një rrjet i mbushur me automjete të ngjashme do të garojë me njëri-tjetrin në ajër deri në vitin 2020. Automjetet ajrore Airspeeder do tëkryejnë nisje brenda 18 muajve si dhe do të mund të kryejnë teste individuale. 

 

Alauda shpreson se kjo do të ndihmojë të çojë në teknologjinë multicopter me cilësi të konsumatorit dhe përfundimisht një makinë sportive fluturuese në shitje për publikun. 


Më të lexuarat