Secondary Adv

Ja kush jane 10 pasaportat me te fuqishme ne bote

Share on Google+

Japonia dhe Singapori mbeten në krye të renditjes së pasaportave më të fuqishme në botë, sipas një hulumtimi të fundit të bërë në rang botëror.  

 

Qytetarët e këtyre kombeve mund të vizitojnë 189 vende të botës pa viza teksa pasaporta e Koresë së Jugut ka rënë në vendin e dytë në 187 vende. Vende që ndajnë pozicionin e dytë në listë me Korenë e Jugut është pasaporta gjermane dhe pasaporta finlandeze. 

 

Në vendin e tretë janë pasaportat e Danimarkës, Italia dhe Luksemburgu, pasuar nga Franca, Suedia dhe Spanja në vendin e katërt. Në vendin e pestë renditen pasaportat e Austrisë, Hollandës, Portugalisëdhe Zvicrës. Në vendin e gjashtë së bashku me Britaninë e Madhe dhe SHBA janë Norvegjia, Belgjika, Kanada, Greqi dhe Irlandë. 

 

Malta është në vendin e shtatë pasuar nga Republika Çeke në vendin e tetë dhe Australia, Islanda, Zelanda e Re dhe Lituania në vendin e nëntë. Të renditura në vendin e 10 në listë janë Letonia, Sllovakia dhe Sllovenia. 

 

Në ndryshime të rëndësishme, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hyrë në top 20 për herë të parë, me më shumë se dyfishi i numrit të destinacioneve pa viza në 167 vende gjatë pesë viteve të fundit. Në fund të tabelës, pasaporta më pak e fuqishme në botë është ajo e lëshuar nga Afganistani, pasi qytetarët kanë qasje vetëm në 25 vende.   

10 pasaportat me më shumë influencë në botë

1 - Japoni, Singapor

2 - Gjermani, Koreja e Jugut

3 - Danimarkë, Itali, Luksemburg

4 - Francë, Suedia, Spanjë

5 - Austri, Holandë, Portugali, Zvicër 

6 - Norvegjia, Britania e Madhe, SHBA, Belgjika, Kanadaja, Greqia, Irlanda 

7 - Maltë

8 - Republika Çeke

9 - Australia, Islanda, Zelanda e Re, Lituania

10 - Letonia, Sllovakia, Sllovenia


Më të lexuarat