Secondary Adv

Antarktida ka humbur akuj sa siperfaqja e Meksikes

Share on Google+

Sasia e akullit që rrethon Antarktikën është duke humbur një sipërfaqe e cila krahasohet me atë të Meksikës duke befasuar edhe shkencëtarët.    

 

Akujt lundrues jashtë kontinentit jugor u rritën në mënyrë të vazhdueshme nga 1979 dhe arriti një rekord të lartë në vitin 2014. Tre vjet më vonë, shtrirja mesatare vjetore e akullit të detit të Antarktikës arriti vlerën më të ulët. 

  

Kjo do të thotë se, që nga 2014, Antarctica ka humbur të njëjtën sasi akulli që është zhdukur nga Arktiku në më shumë se tre dekada. Fakti që një ndryshim i tillë i madh mund të ndodhë në një kohë kaq të shkurtër duhet të shihet si një tregues se Toka ka potencial për ndryshime të rëndësishme dhe të shpejta, tha shkencëtarja në Universitetin e Kolorados. 

Në rajonet polare, nivelet e akullit rriten gjatë dimrit dhe tkurren në verë. Rreth Antarktidës, akulli i detit ishte mesatarisht 4.9 milionë kilometra katrorë në vitin 2014. Deri në vitin 2017, akulli i detit në Antarktikë ishte në një rekord të ulët prej 4.1 milionë kilometrash katrorë, sipas një studimi të ri. 

 

Diferenca mbulon një zonë më të madhe se madhësia e Meksikës, në rreth 800,000 kilometra katrorë, teksa Meksika mbulon 761.600 kilometra katrorë. Zona e prekur është rreth tetë herë më e madhe se Britania. Akulli i detit në Antarktikë është rritur lehtë në vitin 2018, por ende ishte më i ulëti që nga viti 1979. 

 

Akulli i detit Antarktik është gjithashtu një pengesë e rëndësishme për ngrohjen e ardhshme globale, pasi sipërfaqja e saj reflekton pjesën më të madhe të energjisë së diellit që kthehet në hapësirë.


Më të lexuarat