Secondary Adv

Arte S, kullat binjake avangarde

Share on Google+

Projekti Arte S, i dizenjuar nga firma arkitekturore SPARK, përbëhet nga dy kulla të larta binjake të cilat ngrihen në një territor relativisht të gjerë në Penang, Malajzi. 

 

Ajo që menjëherë vihet re janë siluetat e të dyja kullave të cilat vijnë duke u rrotulluar nga fillimi i ndërtesave e deri në majat e tyre, duke krijuar kështu një element përdredhjeje që vjen duke u theksuar deri në krye.

  

Vendndodhja dinamike e kullave meritonin një zgjidhje ambicioze të projektimit, shpjegon Stephen Pimbley, nga SPARK. Zhvilluesit në të gjithë Azinë preferojnë plane drejtkëndëshe për shkak se ato janë të lira për t'u ndërtuar, me një raport të lartë neto-bruto, shton Pimbley. 

 

Blerësit, gjithashtu, preferojnë plane drejtkëndore sepse këto janë relativisht të thjeshta për tu planifikuar. Dhe agjentët duan të shesin njësitë e banimit sa më shpejt që të jetë e mundur. Është një rreth vicioz me shumë pak shpikje. 

 

Strukturat eliptike të kullave janë mjaft të thjeshta por kur shtohet nga një valë-si brise-soleil në çdo nivel dysheme, secili rrotullohet lehtësisht nga nëntë gradë, duke përfituar një efekt të theksuar të përdredhur që vjen duke u theksuar nga lartësia e madhe e kullave. Arte S është padyshim një pasuri e paluajtshme e një cilësie të lartë dhe niveli të pakrahasueshëm. 


Më të lexuarat