Secondary Adv

Zbulohet metoda qe rrit eficencen e energjise diellore

Share on Google+

Qelizat diellore tradicionale të bazuara në silikon kanë një kufi absolut për efikasitetin e përgjithshëm.   

  

Në parim, një foton i vetëm i dritës duhet të jetë në gjendje të lirojë vetëm një elektron, edhe nëse ai foton mban dyfishin e energjisë që kërkohet për ta bërë këtë. Hulumtuesit kanë paraqitur një mënyrë të re për të marrë fotone me energji të lartë që godasin silikonin për të përfituar dy elektrone në vend të një. 

 

Këto gjetje, kanë vendosur rrugën për një formë të re, më efikase të energjisë diellore. Qelizat e energjisë konvencionale të silikonit kanë një efikasitet maksimal teorik absolut prej rreth 29.1 për qind të konvertimit të energjisë diellore. Qasja e re e cila është zhvilluar gjatë disa vitesh nga hulumtuesit nga MIT dhe organizata të tjera, mund të thyejë realisht këtë kufi. 

 

Çelësi për marrjen e dy elektroneve nga një foton vjen nga një klasë e materialeve që posedojnë "gjendje të ngacmuar" që janë quajtur excitons. Kërkuesit kryen një proces i cili lejon që fotonet në rrezet e diellit të ndahen në dy paketa të ndara, të pavarura lëvizëse të energjisë. Së pari, materiali absorbon një foton, duke formuar një exciton që shpejt kalon në dy gjendje të ngacmuara. 

 

Arritja e vërtetë ishte se shkencëtarët ishin më pas në gjendje të çiftojnë atë energji në silikon. Kjo, në teori, sjell  një prodhim shumë më të madh nga energjia e marrë nga rrezet e diellit. Kjo do të përbënte një rritje në fuqinë e prodhuar nga qeliza diellore nga maksimumi teorik prej 29.1 për qind, deri në një maksimum të ri prej rreth 35 për qind. 

 

Duhet të bëhet puna për stabilizimin e baterive për qëndrueshmëri dhe optimizimin e tyre për metodën e re, kështu që aplikacionet komerciale ka të ngjarë të jenë ende disa vite larg.


Më të lexuarat