Secondary Adv

Iphone 11 do kete permasat e nje tableti te vogel

Share on Google+

Iphone 11 i Apple i cili pritet të prezantohet së shpejti nga kompania, mendohet se do të jetë modeli me ekranin më të madh të krijuar deri më sot nga Apple. 

 

Sipas ekspertëve modeli i ardhshëm i Iphone parashikohet të ketë një ekran me përmasa  6.7 inç. Që nga fillimi i iPhone-it 2007, me një ekran të vogël 3.5 inç, madhësia e ekranit është rritur në mënyrë të vazhdueshme. 

 

Vetëm pak vite më parë, një ekran më i madh se 5 inç u konsiderua i madh, por tani është shumë e vështirë për të gjetur smartphone me ekran më të vogël se kaq. Apple e tronditi botën në 2018 me iPhonin e saj XS-Max prej 6.5 inç, por një ekspert i lartë tani parashikon që do të shohim një "iPhone 11" edhe më të madh këtë vit. 

 

Analisti i Apple, Ming-Chi Kuo, pretendon se treshja e modeleve të iphone të këtij viti do të ketë ekranet me madhësi prej 5.4 inç, 6.1 inç dhe 6.7 inç. Modeli prej 6.1 inç ka të ngjarë të jetë pasardhësi i iPhone XR, dhe modeli prej 5.4 inç thuhet se do jetë ndjekës i iPhone XS. Kjo nuk është e para që kemi dëgjuar për një lëvizje të tillë: më parë këtë vit është raportuar se iPhone XS Max do të ketë një ekran 6.67 inç. 

 

Këto përmasa ekranesh janë kaq të mëdha sa që mund të përkufizohen për pak si tableta. Një nga tabletat më të njohura në botë, Google Nexus 7, kishte një ekran prej 7 inç. Madhësia e ekranit e propozuar nuk është larg tabletit më të vogël të Apple, iPad mini 7.9 inç. 

 

Natyrisht, nuk mund ta dimë ende me siguri se çfarë po planifikon Apple për modelet e ardhshme të iPhone deri në një njoftim zyrtar. Jemi akoma muaj larg nga prezantimi i shtatorit, kështu që edhe thashethemet që aktualisht janë të vërteta mund të ndryshojnë.


Më të lexuarat