Secondary Adv

Kar- go, roboti i pare per shperndarje ne Europe

Share on Google+

Roboti i quajtur Kar-go, është autonom dhe mund të dorëzojë pakot direkt në vendodhjen tuaj aktuale, dhe jo në shtëpi siç ndodh zakonisht me robotët e tjerë.   

 

Blerjet online janë një zakon që shumë njerëz e praktikojnë për shkak se kursen kohë dhe është më praktike. Por në disa raste mund të ndodhë që nuk jeni në shtëpi në momentin e dërgesës së pakos, dhe ju humbisni mundësinë ta keni atë në dorën tuaj. 

Një problem i tillë së shpejti do të jetë një gjë e së kaluarës, në sajë të një robot të ri pa shofer. Roboti, i quajtur Kar-go, lëviz në mënyrë autonome dhe mund të dorëzojë pakon direkt në vendndodhjen tuaj, në vend se në shtëpinë tuaj, gjë që mund të ndihmojë në parandalimin e dërgesave të humbura.  

Përdoruesit mund të porosisin robotin nëpërmjet një aplikacioni të ngjashëm me Uberin. Pasi të jetë i ngarkuar me pako, robot mund të riorganizojë pakot brenda duke u bazuar në madhësinë e tyre, si dhe në rendin që ato do të dorëzohen. Roboti bëri debutimin e tij në mbarë botën në Goodwood Festivalin e Speed ​​Future Lab këtë javë. 

 

Roboti i ndritshëm i gjelbër ka një gjatësi rreth dy metra, dhe është i mbushur me drita LED për të siguruar që të jetë mjaftueshëm i dukshëm. Ndryshe nga robotët e tjerë rivalë, të cilët aktualisht duhet të udhëtojnë në trotuare, zhvilluesit besojnë se Kar-go mund të udhëtojnë në rrugë, duke e bërë atë shumë më të shpejtë dhe më të lehtë për t'u përdorur në mjediset urbane. 


Më të lexuarat