Secondary Adv

Huawei po zhvillon nje App Store te vetin

Share on Google+

Sistemi operativ i Huawei i cili mendohet se do quhet HongmengOS do të jetë më i shpejtë sesa Google, ndërkohë kompania po punon për një App Store të vetin.  

 

Ren Zhengfei, themeluesi i Huawei tha se OS i ri, i quajtur HongmengOS, do të jetë 60 për qind më i shpejtë se sistemi i Android, por pranoi se Huawei ende nuk ka një app store të mirfilltë. 

Sipas raportimeve, Homgmeng OS do të nisë komercialisht si 'Ark OS' dhe pritet të zbulohet në një konferencë të zhvilluesve këtë gusht. Google konfirmoi se do të ndalojë mbështetjen e Android në pajisjet Huawei fill pas urdhrit të dhënë nga Presidenti Trump që ndalonte tregtinë me gjigandin e teknologjisë, që do të thotë se modelet e reja dhe ende të lëshuara Huawei nuk do ta mbështesin atë. 

 

Sistemi operativ Android është një pjesë qendrore e telefonave Huawei, por si pasojë e ndalimit, pajisjet Huawei nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në aplikacionet Google si Maps ose YouTube. Sistemi operativ që po zhvillojmë është i përputhshëm me bordet e shtypura të qarkut, çelsin, routerët, smartfonët dhe qendrat e të dhënave, u shpreh kompania. 

 

Hongmeng do të jetë një OS universale përhapur nëpër pajisje të shumta IoT, por ky potencial për të konkuruar me Android e Google apo MacOS e Apple është një gabim në momentin që Huawei ende nuk ka një app store. Tani Huawei po punon për të krijuar këtë alternativë. 

 

Fotot e rrjedhura nga Zyra e Pronësisë Intelektuale e Bashkimit Evropian thuhet se tregojnë screenshotet e para të OS, të quajtur Ark. Ato tregojnë disa nga cilësimet e menysë, informatat e aplikacioneve dhe si t'i instaloni ato.


Më të lexuarat