Secondary Adv

Njihuni me stenden me unike ne Dubai Expo 2020

Share on Google+

Firma franceze e arkitekturës Partisans, me bazë në Toronto ka zbuluar 'Portals', projektin e saj të propozuar për stendën e Kanadasë në Dubai Expo 2020.   

 

E përshkruar si një "ftesë joshëse arkitektonike për të hyrë brenda identitetit kanadez", propozimi përdor mbledhjen e avancuar të të dhënave dhe proceset e inteligjencës artificiale për të paraqitur popullsinë e larmishme të vendit si një cloud interaktiv që strehon galeritë ekspozuese dhe hapësira gjysëm publike. 

 

Ekipi i dizajnit thotë se forma e degëzuar e kristaltë i referohet komuniteteve multikulturore të Kanadasë, ndërsa poroziteti nënkupton hapjen e shoqërisë kanadeze. 

 

Struktura që rezulton në formën e reve përshkruan një tokë me mundësi të pakufishme, mbi të cilën ëndrrat e banorëve të saj projektohen në kohë reale në mënyrë digjitale, u shpreh firma projektuese. Duke përdorur një pasqyrë të bërë me porosi për çdo hyrje, portat lejojnë vizitorët të "zgjedhin" pasi të hyjnë. 

 

Përveç paneleve të ndërlidhura që kapin dhe bashkëveprojnë me ndryshimin e dritës gjatë gjithë ditës, dimensionet dhe orientimet e ndryshme të grilave mundësojnë hije. Tenda siguron ventilim natyral, ndërkohë që integrimi i karakteristikave të ujit siguron një mjedis të freskët dhe të rehatshëm për vizitorët. 


Më të lexuarat